AKTUALITET

Gazetari vendoset në ‘riedukim’ nga Rama/ Reagimi redaksional: Liria e medias nuk vjen me riedukim, por me transparencë

21:16 - 03.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Liria e medias është thelbësore në balancat e një demokracie ende të brishtë, ndaj peshorja e së drejtës nuk mund të anojë nga pushteti edhe nëse gazetarët gabojnë.




Me këtë parim fare të thjeshtë, por tejet të rëndësishëm, televizioni A2 e vlerëson si të papranueshme që një pushtetar, aq më shumë Kryeministri i vendit, të vendosë masa disiplinore për gazetarët. Këtë ia kemi bërë të ditur edhe atij, përmes një komunikimi zyrtar.

Vendosja në “riedukim” e gazetarit të A2, Klevin Muka, është një veprim që nuk bazohet në norma as ligjore e as morale, e që nuk i shkon një vendi që dëshiron të integrohet në Bashkimin Europian. Fatkeqësisht, kjo vjen në vazhdën e një serie episodesh në të cilat Kryeministri Rama ka shmangur përgjigjet, duke komentuar formulimin e pyetjeve të ardhura nga gazetarët e A2.

Ne besojmë se transparenca e një politikani, sidomos në pushtet, është më e rëndësishme edhe kur atij nuk i pëlqen pyetja. Gjithsesi, secili gëzon të drejtën të mos përgjigjet nëse vlerëson se etika në marrëdhënie me të ka çaluar. Por kjo nuk legjitimon asnjë drejtues institucionesh të shpallë “të pa dëshiruar” gazetarët, për sa kohë jemi dy palë që përgjigjen dhe vlerësohen nga marrëdhënia me publikun.

Kjo marrëdhënie mes institucioneve dhe medias ka sigurisht edhe anën tjetër të medaljes, që lidhet me cilësinë e punës sonë. Sigurisht që këtu ka gjithmonë vend për përmirësim, sidomos në kushtet kur media shqiptare përbëhet nga gazetarë të rinj, që lehtësisht mund të impresionohen apo intimidohen nga reagimet e politikanëve.

Në A2 e kemi normë të punës sonë kontrollin mbi etikën, cilësinë dhe saktësinë që i ofrojmë publikut, sigurisht duke evidentuar sa herë ka nevojë të ndërhyhet për t’i përmirësuar ato. E kemi bërë këtë edhe në rastin e fundit, njësoj siç e bëjmë prej vitesh edhe në raste të kaluara pa zhurmë. Mund të ketë njëqind mendime të ndryshme se çfarë e bën një pyetje të jetë e mirë, por një gjë është fakt, një pyetje që nuk merr përgjigje është një rast i humbur për t’i shërbyer publikut. Ndaj dhe mundohemi e kërkojmë nga gazetarët që pyetjet të jenë bazuar në thelb, pa ngjyrime, interpretime e konotacione. Qëllimi është që politikani apo drejtuesi i institucionit që kemi përballë të ketë sa më pak shanse t’i shmanget thelbit të pyetjes. Për shumë arsye jo gjithmonë kjo realizohet, ndaj kemi bindjen se ka gjithmonë mundësi (nëse ekziston dëshira) për të përmirësuar punën tonë.

A2 është distancuar gjithmonë dhe vijon ta bëjë me forcë nga çdo përdorim politik që mund të jetë tentuar apo tentohet t’i bëhet punës tonë, jo vetëm në këtë rast. Qëllimet dhe objektivat tona janë të qarta dhe i kemi treguar në mbi tre vjet që ekzistojmë në tregun mediatik shqiptar: Të sjellim historitë dhe ngjarjet që janë harruar në një cep të vëmendjen publike, siç dëshmojnë raportimet tona ekskluzive nga kampi Al-Hol në Siri, reportazhet nga Ekuadori mbi linjën e trafikut të drogës drejt Ballkanit, apo dëshmitë dramatike nga zonat e luftës në Ukrainë.

Asnjë rrugë nuk është e asfaltuar, sidomos kur mundohesh të sjellësh një standard të ri cilësie në treg e duhet ta hapësh shtegun. Pavarësisht pengesave, ne besojmë te vlerat që na drejtojnë dhe vullneti i mirë për t’i sjellë publikut një informacion larg interesave të grupimeve politike.


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Degjo bythe I thone kesaj o plehrave . O ka transparency ne qeverisje e Rames qe Ju ka lene te shani ropy e shtepi se. Apo kishin transparency ne kohen e Sali nongrates qe Ju beri nenat dhe shkruan it si drejte ai se Ju cponte me plumb ne doren qe shkruan it.

    Përgjigju ↓
  2. Newcomer E. Rames nuk I pelqejne kritikat dhe sugjerimet qe i bejne gazetaret e A2 dhe jo vetem keta, por shume gazetare te tjere, te largohet nga posti I vjedhur, se ka njerez te ndershem dhe te arsimuar, te cilet dine te punojne dhe respektojne te drejtat e shqiptareve kudo qe jane.

    Përgjigju ↓