AKTUALITET

Harrohen mëritë e vjetra, Berisha i del në mbrojtje Salianjit për gjyqin: Akti i turpshëm dhe skandaloz, deputeti akuzohet nga klani i drogës Xhafa

21:23 - 03.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjyqin ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji, që do të zhvillohet ditën e nesërme. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë ky gjyq është një proces i mirëfilltë stalinist.




Në reagimin e tij, Berisha thotë se denoncimi i deputetit Salianji “detyroi Fatmir Xhafajn të shpëtojë vëllain nga hetimi për trafiqet qe drejtonte nga Vlora ta dorëzoje ate me procedure te rrufeshme ne Itali, por sot asnjeri nuk e di se ku ndodhet ai”.

Sipas Sali Berishës, akuzat kundër tij u montuan nga nga dëshmitarë te rreme, nga bashkëpunëtorë te ngushte te krimit ne krye drejtues të lartë policie. Berisha i ben thirrje disa institucioneve ndërkombëtare qe te ndërhyjnë kundër këtij procesi.

“Dënoj me ashpersine me te madhe procesin e montuar politik stalinist te klanit Xhafa kundër deputetit Salianji dhe i bej thirrje Asamblesë Parlamentare te Këshillit te Europes, Parlamentit Europian, Unionit Parlamentar Ndërkombëtare, Asamblesë Parlamentare te OSBE te ndërhyjnë kundër ketij procesi te turpshem politik te klaneve te droges me pushtet qe duan te denojne deputetin Salianji si hakmarrje per denoncimin e tij te guximshem”, shkruan Berisha.

Reagimi i Sali Berishës

Rikthehen proceset staliniste!

Miq, deputeti Ervin Salianji del neser para gjyqit ne nje proces te mirefillte stalinist. Ai shkon ne babalen e te akuzuarit sepse denoncoi Geron-Agron Xhafen te denuar 7 vjet si kryetar i rrjetit te trafikut te droges te Bolonjes me Venezuelen dhe i kerkuar.

Ai vazhdonte prej vitesh i qete dhe i mbrojtur nga vellacko Fatmiri, minister dhe Edvini, veprat e tij te zeza sipas hetimit te gazetarit te pavarur.

Denoncimi i deputetit Salianji detyroi Fatmirin per te shpetuar vellain nga hetimi per trafiqet qe drejtonte nga Vlora ta dorezoje ate me procedure te rrufeshme ne Itali, por sot asnjeri nuk e di se ku ndodhet ai.

Ne nje akt te turpshem dhe skandaloz Deputeti Ervin Salianji akuzohet nga klani i droges Xhafa per shpifje sepse ai denoncoi publikisht mbrojtjen nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa te trafikantit Agron Geron Xhafa ne kerkim si denuar ne Itali per trafik nderkombetar droge dhe per faktin Ervini me guxim beri publik investigimin e gazetarit qe provonte se Geroni vazhdonte organizimin e trafikut te droges.

Akuzat kunder tij u montuan nga deshmitare te rreme, nga bashkepuntore te ngushte te krimit ne krye te policise Ardi Veliu, Albert Nushi dhe Andon Marko me ndihmen e trafikantve ne Sherbimin informativ.

Te dashur miq, ky proces i turpshem te pashembullt ne 30 vite ne shkalle te pare ju besua anetarit te bandes se Lushnjes, Artan Gjermeni, i cili zbatoi urdherat qe mori nga Xhafa-Rama. Kurse ne apel, çeshtja ju besua gjykateses Sadushi, te shoqin e te ciles  e lidh nje miqesi e njohur dhe fort e dyshimte me Fatmir Xhafen dhe klanin e tij.

Denoj me ashpersine me te madhe procesin e montuar politik stalinist te klanit Xhafa kunder deputetit Salianji dhe i bej thirrje Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, Parlamentit Europian, Unionit Parlamentar Nderkombetar, Asamblese Parlamentare te OSBE te nderhyjne kunder ketij procesi te turpshem politik te klaneve te droges me pushtet qe duan te denojne deputetin Salianji si hakmarrje per denoncimin e tij te guximshem.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.