AKTUALITET

Nis pajisja me pasaporta dhe karta identiteti për shqiptarët që jetojnë në Kanada

17:15 - 03.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Punëve të Jashtme, ka dhënë lajmin e mirë. Prej ditës së sotme ka nisur pajisja me pasaportë dhe karta identiteti, për të gjithë qytetarët shqiptarë që janë rezidentë në Kanada.




Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.

Postimi i MEPJ:

✅ Nisi shërbimi për pajisje me pasaportë dhe kartë identiteti për qytetarët shqiptarë rezidentë në Kanada.

Tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar.

I ftojmë të gjithë qytetarët të aplikojnë në portalin E-Albania, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme.

Më thjeshtë, më shpejt, më afër jush!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.