OPINION

Nuk mund të ketë paqe me “Dëbim-Internimin”!!

10:12 - 03.07.22 GENC POLLO
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Dëbim-Internimi” qesharak i një gazetari nga Kryeministri nuk mund të kalojë në heshtje nga organizatat e lirisë së medias dhe shoqatat e gazetarëve.
Gazetari Klevi Muka pyeti rreth një çështjeje me interes publik të lartë e cila është objekt shqyrtimi në Kuvendin e Republikës dhe me gjasë në Gjykatën Kushtetuese.




Pyetja e tij nuk synon të shkelë privatësinë apo dinjitetin e ministres; në rrethanat e njohura pyetja synon verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të ministres.

Në mbrojtje të gazetarit Muka nuk lipset të jetë e vetme opozita si dhe opinioni shoqëror i paartikuluar. Në asnjë vend gjysëm normal në të pesë kontinentet kolegët e një “Klevi Muka” nuk do të pranonin një status quo. Më e pakta në këto raste është një grevë e konferencave të shtypit të Kryeministrit. Ose diçka tjetër më e fortë. Deri sa Rama të anullojë dëbim-internimin e djeshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.