LAJMI I FUNDIT

Salianji nga Korça: Në 7 korrik protestohet për rritjen e çmimit të karburanteve!

20:49 - 03.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me anëtarët e degës së demokratëve në Korçë, në prag të zhvillimit të protestës së 7 korrikut.




Salianji ka publikuar në rrjetin e tij social, një foto nga takimi ku shkruan se demokratët në Korçë kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën.

Ai thotë se demokratët janë bashkë në betejën politike me Edi Ramën.

Shkrimi i Ervin Salianjit në Facebook

Jam i privilegjuar për mbështetjen e përhershme të demokratëve!  Demokratët përtej çdo rezerve ndaj njëri tjetrit, janë bashkë në betejën politike me Edi Ramën.

Në 7 korrik protestohet për:

Rritjen e çmimit të karburanteve!

Rritjen e çmimeve të ushqimeve!

Pensionet dhe rrogat e ulëta!

Eksodin masiv të shqiptarëve!

Varfëria ekstreme!

Për fermerët që po flakin prodhimet!

Barnat që nuk rimbursohen!

Secili ka arsyen e tij për të protestuar!

Ejani në 7 Korrik, përpara kryeministrisë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.