AKTUALITET

Salianji: Të enjten do të jem në protestë, të gjithë duhet të jemi përballë kësaj qeverie

19:03 - 03.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti demokrat Ervin Salinaji ndodhet në Korçë, duke punuar për organizimin e protestës kombëtare të thirrur më 7 korrik.




Në një prononcim për mediat Salianji ka thënë se ai do të jetë në protestë, ndërsa ka theksuar se çdo kush duhet të jetë i pranishëm përballë kësaj qeverie që i ka shtypur në këto 9 vite.

“Jam në Korçë për organizimin e protestës së 7 korrikut. Ka mobilizim të të gjitha strukturave. Ka shumë arsye për të protesuar. Korça ka edhe më shumë arsye pasi po kthehet në një provincë të humbur. Ka arsye për të protestuar, pasi duke i hequr gjykatën dhe pjesën më të madhe të institucioneve dhe po tentojnë ta kthejnë në një çiflig për një grup shokësh dhe miqsh, të cilët edhe jetën e qytetarëve duan ta kthejnë në pronë private.

Shikoni pak edhe emërimet që kanë bërë së fundmi, pa asnjë arsye PS, në fakt nuk ka pasur arsye PS pse të zgjidhte një nga kryetaret e PS të Korçës një person të akuzuar por edhe të kapur nga media që blinte vota në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2013. Kanë arsye për të protestuar fermerët që po hedhin prodhimet, qytetarët që po i blejnë produktet shtrenjtë, studentët që s’kanë mundësi punësimi, pasi vendet e punës i zënë ata që janë afër oligarkëve të PS ose ndonjë gjasme demokrat, ata që s’marrin kempet, ndihmën ekonomike.

Demokratet janë bashkë për të protestuar, i bashkon beteja kundër qeverisë. Investimet janë lënë në mes, si rruga Qukës- Qafë Pllocë, s’ka investime në qytete dhe fshatra. Unë si deputet i PD do jemë në protestë. Të gjithë pavarësisht ndryshimeve do të jemi në protestë.

Nesër seanca në Apel. Do të jem aty, si çdo qytetar. Do jem i pranishëm. Kam mbi 600 çështje gjyqësore. Drejtësia është e vonuar, penguar, nuk ka hetim ndaj atyre që marrim paratë e qytetarëve por hetohen gazetarët dhe ata që denoncojnë.

Shumica e grupit parlamentar do të jetë pjesë e protestës.  Kushdo ka arsye për të protestuar”, deklaroi Salianji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.