LAJMI I FUNDIT

Veshkat/ Dieta e orës që i mbron ata – zbuloni hulumtimin e ri

16:52 - 03.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është folur shumë për agjërimin me ndërprerje, i cili duket se ka fituar si përkrahës fanatikë, ashtu edhe armiq të hapur. Debati mbi përfitimet dhe rreziqet e tij mbetet i hapur, me dy forcat kundërshtare që shtojnë vazhdimisht informacione të reja për t’iu përgjigjur më në fund pyetjes: Dieta e orës është e mirë apo e keqe?




Në një zbulim interesant, ka avancuar një hulumtim i ri, sipas të cilit agjërimi me ndërprerje përmirëson treguesit e shëndetit të veshkave dhe enëve të gjakut. Gjetjet e reja të kërkimit pritet të prezantohen këtë javë në konferencën e Shoqatës Fiziologjike Amerikane (APS) dhe të Shoqatës Amerikane të Nefrologjisë në Charlottesville, Virxhinia.

Në veçanti, një ekip hulumtues nga Universiteti i Alabama kreu një studim mbi minjtë, duke u dhënë disave një dietë me yndyrë të lartë dhe të tjerëve një dietë normale. Pasi minjtë në dietë me yndyrë të lartë zhvilluan obezitet, studiuesit i ndanë ata në dy grupe. Njëri grup mbante akses të vazhdueshëm në ushqim, ndërsa grupi tjetër kishte akses të kufizuar, gjatë 12 orëve më aktive, pra në orën 19:00. deri në orën 7 të mëngjesit.

Nga ky eksperiment, doli se minjtë që ndoqën agjërimin me ndërprerje treguan përmirësime të ndjeshme për sa i përket shëndetit të veshkave të tyre, krahasuar me ata që vazhdonin të kishin akses të pandërprerë në ushqim. Konkretisht, ata regjistruan një rrezik të reduktuar të dëmtimit të veshkave, më pak dëmtime në dy pjesë të ndryshme të indeve, ndërsa përmbysnin dëmtimin në hapësirën midis qelizave. Në të njëjtën kohë, enët e vogla të gjakut të veshkave treguan një rritje të koenzimës metabolike NAD+, ndërsa aktivizimi i enzimës kryesore metabolike AMPK ishte i ngjashëm me atë të minjve që ndiqnin një dietë normale.

“Këto të dhëna tregojnë se duke kufizuar kohën e marrjes së yndyrës, dëmtimi i veshkave zvogëlohet dhe metabolizmi vaskular i veshkave rritet, me gjasë për shkak të aktivizimit të shtuar të AMPK-së, të shkaktuar gjatë obezitetit artificial”, përfunduan studiuesit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.