AKTUALITET

VIDEO/ Publikohen pamjet nga brenda qendrës tregtare në Kopenhagen! Momenti kur autori del me armë në dorë

20:02 - 03.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga brenda qendrës tregtare në Kopenhagen të Danimarkës, ku një person raportohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt turmës së njerëzve.




Ende nuk është sqaruar ngjarja, por raportohet se mund të ketë edhe persona që kanë humbur jetën.

Në video dëgjohet momenti kur autori qëllon me automatik, ndërsa njerëzit të terrorizuar ulërasin duke dalë nga qendra.

Ndërkohë në një tjetër video të publikuar në rrjetet sociale, thuhet se është momenti kur autori del nga qendra me armë zjarri në dorë. Ai më vonë është ndaluar nga policia daneze.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.