LAJMI I FUNDIT

COVID-19/ Rritet numri i humbjeve të jetëve, ulen infektimet! MSH: 147 raste në 24 orët e fundit në vend

17:47 - 04.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është ulur ndjeshëm numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa numri i viktimave ka pësuar rritje.




Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 147 qytetarë me koronavirus.

Sipas autoriteteve shëndetësore dy pacientë kanë humbur jetën. Ndërsa 441 pacientë janë shoqëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.

Njoftimi: Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 442 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 147 qytetarë, në këto bashki:
61 në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Lushnje, 10 në Durrës, 8 në Berat, nga 6 qytetarë në Vorë, Divjakë, Gramsh, 4 në Pogradec, nga 3 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Tropojë, Devoll, nga 1 qytetar në Lezhë, Vlorë, Selenicë, Kolonjë, Dimal.

Janë 3,640 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Vlora 59 vjeç, një qytetar nga Tirana 93 vjeç.

Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 275,693 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (4 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 147
Të shëruar në 24 orë 441
Të shtruar në spitale 23

Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 442

Testime totale 1,854,603
Raste pozitive 282,837
Raste të shëruara 275,693
Raste Aktive 3,640
Humbje jete 3,504

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2,399
Fier 323
Durrës 192
Vlorë 178
Shkodër 107
Lezhë 101
Berat 92
Gjirokastër 91
Elbasan 83
Korçë 42
Dibër 24
Kukës 8


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.