Kryesore

“Edhe 25 mandate të tjera”, “Ishalla të mban shëndeti ta shikosh Shqipërinë…”/ Urimet më të spikatura për 58-të vjetorin e Ramës!

12:52 - 04.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Rama feston ditëlindjen e tij të 58-të ditën e sotme. Megjithatë kreu i qeverisë, në rrjetet sociale ka uruar festën e SHBA, duke preferuar mos të bëjë asnjë postim personal.




MIRËMËNGJES! Dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korrikun e 100 vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë” ka shkruar Rama në Facebook.

Fansat nuk i kanë kursyer urimet edhe për ditëlindjen e tij. Të shumtë janë komentuesit që i kanë dedikuar urimet e tij, e veç urimeve klasike, nuk kanë munguar as urimet që lidhen me politikën.

“Ishalla të mban shëndeti e ta shikosh Shqipërinë në Bashkimin Europian”, ishte një ndër urimet e ardhur për kryeministrin. Ndërkohë të tjerë e kanë uruar edhe për më shumë mandate në të ardhmen.

Të tjerë komentues, që nuk i kanë kursyer as ‘emoji’ në urime i kanë shprehur se ishte i vetmi burrë shteti që mund ta bënte këtë vend, duke e çuar edhe më pranë SHBA-ve.

Ndonëse urimet dhe komplimentat kanë ‘vërshuar’ në adresën e tij në Facebook, Rama nuk i është përgjigjur asnjërit.

Kujtojmë se pak kohë më parë, ai premtoi që nuk do të replikonte më me komentuesit në rrjetet sociale. Mbetet për t’u parë nëse ky premtim i tij ishte vetëm për ‘gojët e liga’ apo edhe për urimet e mbërritura në ditën e tij të lindjes.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.