BOTA

Konferenca e Rimëkëmbjes, Zelensky: Rindërtimi i Ukrainës është detyrë e përbashkët e botës demokratike

17:39 - 04.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Rindërtimi i Ukrainës është një detyrë e përbashkët e botës demokratike”, tha sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë fjalës në “Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës” në Lugano, Zvicër. Konferenca dy-ditore kërkon të përcaktojë një udhërrëfyes për rindërtimin e vendit pas pushtimit rus.




“Rindërtimi i Ukrainës nuk është një projekt lokal. Nuk është një projekt i një kombi, por një detyrë e përbashkët e të gjithë botës demokratike, të gjitha vendeve që mund të thonë se janë të civilizuar”, tha Zelensky në fjalimin virtual.

Presidenti ukrainas u shpreh gjithashtu se rikthimi i vendit të tij do të thotë rivendosja e parimit të jetës, “rikthimi i hapësirës së jetës, rivendosja e gjithçkaje që i bën njerëzit njerëzorë”, raporton CNN.

“Ky rindërtim nënkupton gjithashtu një mundësi për vendet tona, kompanitë tona dhe specialistët tanë për të treguar pse liria është më e fuqishme se çdo tirani”, shtoi ai.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen njoftoi të hënën se Bashkimi Evropian ka propozuar ngritjen e një platforme rindërtimi për të ndihmuar qeverinë ukrainase të rindërtojë vendin pas luftës me Rusinë.

“Komisioni Evropian i ka propozuar qeverisë së Ukrainës të krijojë një platformë rindërtimi për të hartuar nevojat për investime, për të koordinuar veprimet, për të kanalizuar burimet dhe, natyrisht, në mbështetje të një axhende reformash ambicioze,” tha Von der Leyen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.