Kronikë

Konflikti për plazhin në Radhimë/ Vëllai qëlloi drejt tij me armë zjarri, shoqërohet në polici edhe 45-vjeçari

15:30 - 04.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pak orë kanë kaluar nga të shtënat me armë në Radhimë të Vlorës, kur personi përgjegjës për agresionit ndaj vëllait të tij është vënë në pranga.




Por, nga shoqërimi në komisariat nuk është “privuar” as vëllai i autorit, Beniamin Kondi të cilit do i duhet të japë sqarime në lidhje me ngjarjen, e cila për pak do t’i kishte kushtuar jetën atij.

Më herët, Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 34-vjeçarit Eduard Kondi, i cili qëlloi me armë zjarri ndaj vëllait të tij Benjamin Kondit 45-vjeç.

 

Policia po ashtu shtoi se janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Qëlloi me armë zjarri dyshohet në drejtim të vëllait të tij, në Radhimë, Policia kap në kohë rekord autorin e dyshuar.

Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, shtetasit B. K., 45 vjeç, ku nuk ka patur persona të lënduar.

Shtetasi E. K, u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.