LAJMI I FUNDIT

“Krevat dopio në zyrën e Ficos!”/ QSUT pas deklaratave të Berishës: Përpjekje për të hedhur baltë, nuk do të stepemi

16:29 - 04.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas denoncimit të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha se drejtoresha Albana Fico kishte porositur krevat dopio për zyrën e saj.




QSUT e ka mohuar një gjë të tillë dhe sqaron se nuk ka asnjë tender për mobilimin e zyrave, duke thënë se kjo bëhet me qëllim për të hedhur baltë mbi institucionin.

Gjithashtu, QSUT thekson se tenderi është për shkak se spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme është në fazën e finalizimit të investimit dhe paralelisht, të mobilimit dhe pajisjeve mjekësore.

“Nuk ka asnjë procedurë prokurimi për pajisjen e zyrave të administratës së QSUT. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është në fazën e finalizimit të investimit dhe paralelisht, të mobilimit dhe pajisjeve mjekësore me standarde europiane, për të cilat QSUT ka realizuar procedurat e para.

Të gjitha pajisjet, përfshirë edhe shtretërit për dhomat e pacientëve, mobilimin spitalor dhe pajisjet që nevojitet për të bërë një spital funksional, janë realizuar në përmbushje të kërkesave të shërbimeve universitare të Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT dhe janë konform standardeve të përcaktuara.

QSUT rithekson se, nuk ka asnjë procedurë për mobilimin e zyrave të QSUT. Çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e stafit të QSUT, nuk do të stepë e demotivojë punën e një ekipi që punon çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm në shërbim të qytetarëve”, shkruan QSUT.

Të enjten, Berisha tha se qeveritarët përdorën firmat e tyre për të nxjerr një akt që ndihmon oligarkët dhe jo për qytetarët, të cilët po i blejnë të gjitha produktet më shtrenjtë se vendet si Gjermania e Franca.

“Përdorni firmat tuaja. Vjen dekreti këtu. Po s’vjen dekreti për atë që s’kanë me se të blejnë qumështin, për fermerin, që po falimenton. Se ke qene dhe e Bujqësisë (I drejtohet Ikonomi). E a di se lopët, dhitë, krerët, janë më pak sot, 7 e 700 mijë krerë. Sipas statistikës. Rri tani mos i dil zot. Ai po ju përpin dhe ju me vjedhjet e tij. Mos i dilni zot atij. Gadafi, Gadaf mbetet, se përmirësonte dot imazhin. Si mund të sillni një dekret të tillë”, tha ai.

Gjithashtu Berisha akuzoi drejtoreshën e përgjithshme të QSUT se ka shpërdoruar miliona euro fonde për mobilim të zyrës. Sipat tij, ajo ka porositur  edhe shtrat dopjo. Duke shtuar se shpenzohen paratë për gjëra të kota dhe nuk ndihmohen bujqit dhe fermerët.

E morët vesh drejtoreshën e përgjithshme të Spitalit, gjysmë kunatë e ministrit të Rendit, që na porosit miliona euro për zyrën dhe shtrat dopio. Dhomë gjumi është zyra? Ca është kjo që bëni? Si ka mundësi? A vini nga zona bujqësore të vendit? A e kuptoni se ça po bëhet me fermerët shqiptarë sot? Po i shkatërroni fermerët me pikat e grumbullimit”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri nuk harroi të bëjë thirrje ndaj qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së 7 korrikut.

Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të gjithë në protestë. Të ndalim revanshin e vjedhjeve të këtij grupi që s’ka as moral që vjedh në çdo stinë, në çdo kohë, në errësirë dhe dritë. S’ka të ndalur! Si ka mundësi që të bini dekretin këtu”, u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.