Kryesore

Kryemadhi: SPAK të verifikojë inceneratorët, çifte nga 94 dhe 95 vjeç me biznes 30 milion euro!

10:19 - 04.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zbardhi sot skemën e evazionit fiskal me kompanitë e inceneratorëve.




Duke dhënë detaje të disa prej kompanive të krijuara të cilat kanë kryer evasion fiskal, Kryemadhi tregoi edhe rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç, kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë.

“I gjithë sitemi ka funksionuar me një mbikëqyrje perfekte mga kryeministri. Nëse do kishim hetim tatimor që do hetonte do shikonte që frutat ekzotike janë shndërruar në asfalt. Të gjithë materialin ia kemi bërë gati prokurorisë së posaçme. Për të 24 kompanitë do të informojmë prokurorinë në mënyrë që ata të mos bëjnë asgjë tejtër, por vetëm të verifikojnë. Të verifikojnë edhe këta 94-95 vjeçarët që kanë blerë biznese 30 milionë dollarë”, tha Kryemadhi.

Sipas saj “Në ministrinë e financave ekziston drejtoria e koncensioneve që kontrollon investimin e çdo koncensioni. Qeveria paguan prej 2017 një koncension të lidhur me kontratë në mënyrë të paligjshme. Kjo drejtori ka për detyrë të investojë ku janë 128 milionë euro investim”.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar sot fakte të reja për inceneratorët. Ajo deklaroi se të gjitha dokumentet do të dërgohen në SPAK.

“Të gjitha këto dokumente ne do t’ia dorëzojmë SPAK-ut. Frutat janë shkëmbyer në inerte. ushqimet ,vaji, sheqeri, janë kthyer në asfalt dhe uji i pijshëm në beton. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive, për arsye se me këto kompani unë do tregohem pak diskrete sepse do çohen në SPAK. Kompanitë fiktive shkëmbejnë fatura me njëra-tjetrën. Kompanitë e verdha inceneratori, ato jeshile kompanitë që kanë fituar punë publike. Në këto kompani funksionojnë blerjet fiktive tek ushqimet, uji i pijshëm, mund të jenë 8 mln dollarë ujë i pijshëm, 6-7 mln dollarë fruta ekzotike. Janë fatura nën 3 mln lekë që lëvizja të mos bëhet nëpërmjet llogarive bankare” u shpreh Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.