SPORT

Në “radarët” e Partizanit/ Sulmuesi brazilian i Milanit vendos për të ardhmen!

08:56 - 04.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luan Kapani është një nga emrat e lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm te Partizani në këtë verë. 22-vjeçari nga Brazili është lojtar i kontraktuar nga Milani, teksa në sezonin e fundit ishte pjesë e Viterbezes dhe Grosetos në Serinë C.




Partizani e ka pikasur të riun dhe ka tentuar ta afrojë, teksa negociatat arritën deri te diskutimi i përqindjes së kartonit mes Milanit dhe Partizanit. Por, burime nga klubi bëjnë me dije për gazetën se negociatat mes palëve janë thyer.

Nga ajo që mediet pranë të kuqve raportojnë, arsyeja e krisjes së tratativave është një ofertë nga një ligë më e fortë, që ka mbërritur në adresë të Kapanit.

Tashmë Partizani është vënë në kërkim të lojtarëve të tjerë për sulmin, teksa po has në pengesa e refuzime të njëpasnjëshme. Për sulmin më parë u përfol edhe bjellorusi Andrej Solovej./PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.