Kryesore

“Përpjetë do hidhem, çfarë do bëj!”/ Salianji: Fatmir Xhafaj kishte ndikim te vendimi i shkallës së parë

14:44 - 04.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka folur sot jashtë Gjykatës së Apelit për gjyqin ndaj tij për çështjen “Babale”. Salianji deklaroi se prokurorët dhe gjyqtari i shkallës së parë janë larguar nga vettingu.




“Babale”/ Shtyhet seanca e Ervin Salianjit! Mungoi anëtarja e tretë e trupës gjyqësore

“Nuk është vetëm ky dëshmitar i rremë. Është dhe një personazh tjetër, një person i njohur si Agron Hyseni që policia dhe Prokuroria tentuan ta fusnin, si Agron për Agron. Zëri është i ngjashëm sipas ekspertizës britanike, me atë të personit të denoncuar. Prokuroria dhe organet nuk bënë atë që duhet të bënin, duke u marrë me denoncuesit.

Jo vetëm që i qëndrojmë, por fakti i hetimeve nga prokuroria faktoi plotësisht ato që denonconim dhe u përfshi akoma më shumë struktura, për të mbrojtur trafikun shtetëror të drogës të kryer nën mbrojtjen e ish-ministrit të Brendshëm, aktualisht deputet i PS. Nuk ka hetim pasuror për Fatmir Xhafën, si vëllai i një subjekti të OFL-së.

Çfarë do bëj, do hidhem përpjetë. Çdo vendim i gjykatës do zbatohet unë po them me fakte e prova që s’ka gjykatë që nuk e merr parasysh.
Fakti tjetër që prokurorët të gjithë por dhe gjyqtari që është marrë me çështjen janë larguar që të gjithë nga vettingu ose kanë dhënë dorëheqjen janë të gjithë më atë moment të caktuar për shkak se njihej si babai i reformës në drejtësi personi i përfshirë dhe njeri me pushtet politik ka pasur ndikimin e vet për të dhënë një vendimmarrje të caktuar.

Sot ata s’janë në sistemin gjyqësor çka i bën dhe të paragjykuar. Kjo çështje do shkojë në gjithë instancat gjyqësore.
Jam i bindur që do ketë vendimmarrje për pafajësi se s’mund të ketë dënim për denoncim publik.

Unë detyrën time si politikan e kam bërë dhe madje kam arritur që nëpërmjet denoncimit të largoj një person të dënuar me vendim të formës së prerë për të kryer dënimin”, tha Salianji.

“I njoftonte në mes të natës dhe u jepte para”, Salianji pas shtyrjes së seancës: Beteja nuk ka qenë personale

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur pas shtyrjes së seances në Gjykatën e Apelit për çështjen “Babale” për në 18 korrik. Shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve, por edhe mungesa e një anëtari të trupit gjykues. LEXONI MË POSHTË:

 

“I njoftonte në mes të natës dhe u jepte para”, Salianji pas shtyrjes së seancës: Beteja nuk ka qenë personale

 

Ervin Salianji pas seancës në ‘Apel’: S’mund të ketë dënim për denoncim publik!

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar sot pasi seanca gjyqesore ne Apel u shty per ne 18 korrik se pret vendim pafajesie pasi nuk mund te kete denime per denoncime publike.

Ai tha se prokurorët dhe gjyqtari që është marrë me çështjen “Babale” janë larguar që të gjithë ose kanë dhënë dorëheqjen. LEXONI MË POSHTË:

“S’mund të ketë dënim për denoncim publik!”- Ervin Salianji pas seancës në ‘Apel’: Kjo çështje do të shkojë në gjithë instancat gjyqësore. Detyrën time e bëra


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.