LAJMI I FUNDIT

“S’mund të ketë dënim për denoncim publik!”- Ervin Salianji pas seancës në ‘Apel’: Kjo çështje do të shkojë në gjithë instancat gjyqësore. Detyrën time e bëra

14:38 - 04.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka deklaruar sot pasi seanca gjyqesore ne Apel u shty per ne 18 korrik se pret vendim pafajesie pasi nuk mund te kete denime per denoncime publike.




Salianji tha se prokurorët dhe gjyqtari që është marrë me çështjen “Babale” janë larguar që të gjithë ose kanë dhënë dorëheqjen.

“Të gjithë më atë moment të caktuar për shkak se njihej si babai i reformës në drejtësi personi i përfshirë dhe njeri me pushtet politik ka pasur ndikimin e vet për të dhënë një vendimmarrje të caktuar”, tha Salianji per Fatmir Xhafën.

Pyetje: A shpresoni se do t’iu japë Apeli pafajësi?

Ervin Salianji: Po ça do bëj do hidhem përpjetë? Çdo vendim i gjykatës do zbatohet unë po them me fakte e prova që s’ka gjykatë që nuk e merr parasysh.

Fakti tjetër që prokurorët të gjithë por dhe gjyqtari që është marrë me çështjen janë larguar që të gjithë ose kanë dhënë dorëheqjen janë të gjithë më atë moment të caktuar për shkak se njihej si babai i reformës në drejtësi personi i përfshirë dhe njeri me pushtet politik ka pasur ndikimin e vet për të dhënë një vendimmarrje të caktuar.

Sot ata s’janë në sistemin gjyqësor çka i bën dhe të paragjykuar. Kjo çështje do shkojë në gjithë instancat gjyqësore.

Jam i bindur që do ketë vendimmarrje për pafajësi se s’mund të ketë dënim për denoncim publik.

Unë detyrën time si politikan e kam bërë dhe madje kam arritur që nëpërmjet denoncimit të largoj një person të dënuar me vendim të formës së prerë për të kryer dënimin


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.