BOTA

Të paktën 7 të vdekur dhe 14 të zhdukur pas shkëputjes së një shtrese të madhe akulli në Alpe

17:37 - 04.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas raportit të fundit të autoriteteve italiane, shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e shkëputjes së djeshme të një shtrese të madhe akulli, në Alpet Dolomite të rajonit të Trentino –s. Nëntë persona u plagosën dhe katërmbëdhjetë rezultojnë të zhdukur.




Ndërkohë, dronët që përdorin skanerë nxehtësie vazhdojnë të fluturojnë mbi zonë për të gjetur të mbijetuarit. Pjesëtarët e Mbrojtjes Civile janë veçanërisht të kujdesshëm në lëvizjet e tyre, pasi për shkak të rritjes së temperaturës të shënuar ditët e fundit, rrezikohet një shkëputje e re e një pjese të akullnajave.

Në orët e vona të mëngjesit, operacionet u ndërprenë për shkak të reshjeve të dendura në zonë. Kryeministri italian Mario Draghi shkoi në Trentino, por nuk fluturoi me helikopter mbi zonën e ngjarjes tragjike, për të mos vonuar kërkimet për të zhdukurit. Pak më parë ai deklaroi se “qeveria e Romës duhet të shqetësohet dhe të veprojë, me qëllim që të mos përsëriten tragjedi të tjera të ngjashme”.

“Vendi ynë sot është në zi”, tha kryeministri italian menjëherë pas takimit me familjarët e viktimave. Së fundi, kryebashkiaku i Trentos, Franco Iancelli, pyeti me kuptim: “A duhet të kufizohemi në një qëndrim fatalist apo të bëjmë menjëherë gjithçka që mundemi për t’u marrë me ndryshimet klimatike dhe për të kufizuar rritjen e temperaturës?”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.