Kryesore

Tenderi për pajisjet e luksit, QSUT hesht pse duhen krevatë dopio dhe karrige lëkure në spitalin e sëmundjeve të Brendshme

16:22 - 04.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

News24 zbuloi sot dokumentet teknikë të tenderit për mobilimin e zyrave të qendrës spitalore universitare Nënë Tereza në Tiranë.




Tenderi është zhvilluar nga agjencia shtetërore e prokurimeve të përqendruara, për llogari të QSUT dhe vlera totale ka qenë 147,8 milion lekë, rreth 1,2 milionë euro, dhe është fituara nga “RO-AL” SHPK me një ofertë sa gjysma e fondit limit.

Pas lajmit të publikuar nga News 24, QSUT-ja reagoi duke thënë se “nuk ka asnjë procedurë prokurimi për pajisjen e zyrave të administratës së QSUT”.

Por që në krye të tenderit thuhet se loti i pestë i kontratës ka të bëjë me “Blerje orendi dhe paisje per mobilim zyrash për Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza”.

Vetëm në njoftimin e QSUT-së thuhet se të gjitha mallrat që do të blihen përmes këtij tenderi do të përdoren për Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme. Sipas njoftimit të QSUT-së, ambientet e spitalit të ri konsiderohen zyra.

Por edhe nëse kjo është e vërtetë, sërish QSUT-ja nuk ka dhënë shpjegime se përse ka porositur mallra luksi për spitalin dhe sa të dobishme janë ato duke pasur parasysh koston e lartë që kanë.

Spitali i ri kirurgjikal në QSUT, 3582 ndërhyrje të suksesshme nga janari -  ATSH -

QSUT-ja nuk dha informacion se përse ka porositur krevat dopio me përmasave 200×180 cm, thënë ndryshe 2 metra gjatësi dhe 1,8 metra gjerësi për Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe jo krevatë tekë.

Më tej akoma ky institucion nuk dha informacion se përse është e rëndësishme që krevati dopio të ketë rezistencë të lartë kundër gërvishtjeve dhe njollave, kur dihet shumë mirë se cila është gjendja e mobiljeve në disa prej spitaleve edhe në Tiranë sot.

QSUT-ja bëri të ditur gjithashtu se të gjitha pajisjet janë bërë me kërkesë të shërbimeve universitare të Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, por nuk dha asnjë informacion se sa ndikon përdorimi i karrigeve me tapiceri lëkure origjinale natyrale në ofrimin e një shërbimi sa më të mirë në spital.

Në të njëjtën kohë QSUT-ja nuk i ofroi mediave ndonjë informacion të vlefshëm se përse është e rëndësishme që karriget duhet të kenë krahë anësore me tub inoksi dhe bazamenti duhet të jetë metalik me 5 degëzime në formë ylli.

E vetmja gjë që QSUT-ja tha me bindje ishte fakti që “balta” e hedhur ndaj stafit të saj, pra blerja e krevatëve dopio dhe karrigeve me tapiceri lëkure, nuk do ta demotivojë punën e tij.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” reagoi pas denoncimit të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha se drejtoresha Albana Fico kishte porositur krevat dopio për zyrën e saj.

“Krevat dopio në zyrën e Ficos!”/ QSUT pas deklaratave të Berishës: Përpjekje për të hedhur baltë, nuk do të stepemi

Gjithashtu, QSUT thekson se tenderi është për shkak se spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme është në fazën e finalizimit të investimit dhe paralelisht, të mobilimit dhe pajisjeve mjekësore.

“Nuk ka asnjë procedurë prokurimi për pajisjen e zyrave të administratës së QSUT. Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT është në fazën e finalizimit të investimit dhe paralelisht, të mobilimit dhe pajisjeve mjekësore me standarde europiane, për të cilat QSUT ka realizuar procedurat e para.

Të gjitha pajisjet, përfshirë edhe shtretërit për dhomat e pacientëve, mobilimin spitalor dhe pajisjet që nevojitet për të bërë një spital funksional, janë realizuar në përmbushje të kërkesave të shërbimeve universitare të Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT dhe janë konform standardeve të përcaktuara.

QSUT rithekson se, nuk ka asnjë procedurë për mobilimin e zyrave të QSUT. Çdo përpjekje për të hedhur baltë mbi punën e stafit të QSUT, nuk do të stepë e demotivojë punën e një ekipi që punon çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm në shërbim të qytetarëve”, shkruan QSUT.

Të enjten, Berisha tha se qeveritarët përdorën firmat e tyre për të nxjerr një akt që ndihmon oligarkët dhe jo për qytetarët, të cilët po i blejnë të gjitha produktet më shtrenjtë se vendet si Gjermania e Franca.

“Përdorni firmat tuaja. Vjen dekreti këtu. Po s’vjen dekreti për atë që s’kanë me se të blejnë qumështin, për fermerin, që po falimenton. Se ke qene dhe e Bujqësisë (I drejtohet Ikonomi). E a di se lopët, dhitë, krerët, janë më pak sot, 7 e 700 mijë krerë. Sipas statistikës. Rri tani mos i dil zot. Ai po ju përpin dhe ju me vjedhjet e tij. Mos i dilni zot atij. Gadafi, Gadaf mbetet, se përmirësonte dot imazhin. Si mund të sillni një dekret të tillë”, tha ai.

Gjithashtu Berisha akuzoi drejtoreshën e përgjithshme të QSUT se ka shpërdoruar miliona euro fonde për mobilim të zyrës. Sipat tij, ajo ka porositur  edhe shtrat dopjo. Duke shtuar se shpenzohen paratë për gjëra të kota dhe nuk ndihmohen bujqit dhe fermerët.

E morët vesh drejtoreshën e përgjithshme të Spitalit, gjysmë kunatë e ministrit të Rendit, që na porosit miliona euro për zyrën dhe shtrat dopio. Dhomë gjumi është zyra? Ca është kjo që bëni? Si ka mundësi? A vini nga zona bujqësore të vendit? A e kuptoni se ça po bëhet me fermerët shqiptarë sot? Po i shkatërroni fermerët me pikat e grumbullimit”, tha Berisha.

Ish-Kryeministri nuk harroi të bëjë thirrje ndaj qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së 7 korrikut.

Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, të gjithë në protestë. Të ndalim revanshin e vjedhjeve të këtij grupi që s’ka as moral që vjedh në çdo stinë, në çdo kohë, në errësirë dhe dritë. S’ka të ndalur! Si ka mundësi që të bini dekretin këtu”, u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (4)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Po e bejne gati per perandorin e krimit te organizuar, I cili do perballet me popullit me daten 7 korrik per largimin e tij nga pushteti, atij I duhet ai krevat nga qe nje femer duhet t’i qendroje prane. Do Zoti luan mendsh nga krimet qe ka bere. Ne djall vafshin te gjithe kriminelet.

    Përgjigju ↓
  2. Rama eshte krimineli me I madh qe ka pare populli shqiptar gjate sistemit post komunist, ndyresire dhe kriminel i pergatitur ne ish bllokun komunist ne mes te Tiranes. Largojeni sa me shpejt.

    Përgjigju ↓
  3. Krimi i organizuar po ben kerdine ne te gjithe teritorin shqiptar, duke I treguar popullit qe te largohen sa me shpejt, kerkoni ndihme nga nderkombetaret.

    Përgjigju ↓