Horoskopi

Horoskopi 16 korrik 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

07:25 - 16.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi




Këto kanë qenë ditë mjaft të vështira, për këtë arsye duhet të mendoni për një pushim. Fundjava mund t’ju sjellë surpriza të reja. Hiqni mendjen nga puna, kaosi rifillon të hënën.

Demi

Më në fund e keni hënën në favorin tuaj. Kjo do të thotë që duhet të përfitoni prej saj dhe të shkoni drejt gjërave që doni. Telefononi personin që dëshironi të dëgjoni dhe propozoni projektin tuaj tek eprorët.

Binjakët

Pas javësh stresi intensiv, fundjava që prisnit më në fund po vjen. Shijoni këto ditë dhe largohuni nga të gjitha situatat negative.

Gaforrja

Mos u ankoni për gjërat që keni lënë pas dore. Filloni të pranoni gabimet tuaja. Të kërkosh falje është gjithmonë një shenjë e qartë e inteligjencës. Provojeni, të dielën mund të merrni përgjigje të mira.

Luani

Qëndrueshmëria dhe vendosmëria juaj po ju çojnë gjithnjë e më lart. Por mos harroni të dashurit tuaj, ata ndonjëherë e kanë inat sjelljen që bëni. Puna ka filluar të ketë ritme.

Virgjëresha

Mund të keni disa lajme të mira në dashuri këtë fundjavë. Më në fund do të keni përgjigjet që keni pritur. Mos lejoni që të tjerët të pengojnë çështjet tuaja private.

Peshorja

Në dashuri gjërat po duken mirë. Dalëngadalë po gjeni ekuilibrin me partnerin/en dhe më në fund po arrini të ndërtoni diçka. Në punë do të keni përgjegjësi që do ju sjellin pak stres.

Akrepi

Mundohuni të mos qëndroni në shtëpi gjatë gjithë kohës. Filloni të mendoni për disa udhëtime, mund të takoni njerëz të rinj. Puna është e vështirë, por nuk do të jetë kështu përgjithmonë.

Shigjetari

Jeni duke menduar për fundin e verës, por nuk po shijoni të tashmen. Kjo fundjavë është e juaja. Mos e humbisni. Njerëzit do të kuptojnë se çfarë vleni, mos u shqetësoni.

Bricjapi

Pushimi nuk do të thotë të mos duash të bësh gjëra. Pikërisht për këtë arsye, ndaloni paranojën dhe vishni kostumin e pushimeve. Ju presin dy ditë relaksi dhe indiference absolute. Telefoni i punës? Lëreni në shtëpi.

Ujori

Keni disa probleme me familjarët tuaj. Ato janë të zgjidhshme, mos u shqetësoni. Kjo periudhë është stresuese për të gjithë, por së shpejti do të dilni prej saj. Në punë do të ketë shumë lajme.

Peshqit

Urime për këtë javë. Keni vërtetuar se kur dëshironi, mund t’i merrni të gjitha. Mos harroni atë që keni mësuar dhe mbajeni gjithmonë në mendje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.