Kronikë

Bota e gjuhësisë në zi, ndahet nga jeta albanologu i shquar, Ferdinand Leka! (MOSHA)

21:31 - 25.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një lajm i hidhur për gjuhësinë dhe albanologjinë e vendit tonë ka ardhur mbrëmjen e kësaj të hëne, pasi gjuhëtari dhe albanologu  i shquar, Ferdinand Leka është ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare.




Lajmi i keq është bërë me dije nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, e cila u ka shprehur familjarëve të të ndjerit edhe ngushëllimet e saj më të thella.

Ndërkohë, Ferdinand Leka ishte i vetmi delegat mes 87-të pjesëmarrësve që morën pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit, si përfaqësues i Institutit të Gjuhësisë.

Gjithashtu, Leka është autor i veprave studimore si “Fjalori i Ri Kompakt Italisht-Shqip dhe Shqip-Italisht”, “Ushtrime përgatitore për një italishte me themel”, “Fjalori themelor Italisht-Shqip (Dizionario Fondamentale Italiano-Albaneze”)”, “Fjalori i Termave të Letërsisë”, “Antologji e Historisë së Kohës së Vjetër, Qytetërimet e Lashta, Lindja e Lashtë, Greqia, Roma, Ilirët” etj. Përkthimeve si: “Faik Konica” “Shqipëria, Kopshti Shkëmbor i Europës Juglindore”, titulli i origjinalit “The Rock garden of Southeast Europe”, “Histori e Kishës, Zhvillimi i Jetës së Kishës nga rreshajet deri në ditët tona”, Michel Lemonnier, “Botëkuptimi i Dostojevskit”, Nikolai Berdjajev, “Zanafilla dhe kuptimi i komunizmit Rus”, Nikollaj Berdajev, “Jezusi i Nazaretit”, Joseph Ratzinger (pjesa e dytë nga hyrja në Jerusalem deri te ngjallja), Henry Barraud, “Për të kuptuar muzikën e sotme” etj.

Statusi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit:

Ferdinand Leka, gjuhëtar; albanolog një emër i shquar i mendimit shqip u shua sot në moshën 90 vjeçare.

Leka ishte i vetmi delegat mes 87-të pjesëmarrësve që morën pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit, si përfaqësues i Institutit të Gjuhësisë.

Ky vit shënjon dhe 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe profesori ishte duke shkruar kujtimet mbi këtë ngjarje madhore për gjuhën shqipe.

Prof. Ferdinad Leka është autor i veprave studimore si “Fjalori i Ri Kompakt Italisht-Shqip dhe Shqip-Italisht”, “Ushtrime përgatitore për një italishte me themel”, “Fjalori themelor Italisht-Shqip (Dizionario Fondamentale Italiano-Albaneze”)”, “Fjalori i Termave të Letërsisë”, “Antologji e Historisë së Kohës së Vjetër, Qytetërimet e Lashta, Lindja e Lashtë, Greqia, Roma, Ilirët” etj. Përkthimeve si: “Faik Konica” “Shqipëria, Kopshti Shkëmbor i Europës Juglindore”, titulli i origjinalit “The Rock garden of Southeast Europe”, “Histori e Kishës, Zhvillimi i Jetës së Kishës nga rreshajet deri në ditët tona”, Michel Lemonnier, “Botëkuptimi i Dostojevskit”, Nikolai Berdjajev, “Zanafilla dhe kuptimi i komunizmit Rus”, Nikollaj Berdajev, “Jezusi i Nazaretit”, Joseph Ratzinger (pjesa e dytë nga hyrja në Jerusalem deri te ngjallja), Henry Barraud, “Për të kuptuar muzikën e sotme” etj.

Këto foto janë realizuar vetëm disa muaj më parë në shtëpinë e tij.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit u shpreh familjarëve ngushëllimet e thella.

Nderim për punën e veprën e tij!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.