Horoskopi

HOROSKOPI SOT/ Në dashuri, e hëna është dita e duhur për të ekspozuar veten. Në punë lodhja ndihet, por rezultatet nuk do të vonojnë!

07:05 - 25.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Këtë ditë të parë të javës, e hënë yjet sugjerojnë një maturi të qartë në dashuri, kini kujdes të mos i merrni gjërat majë më majë, ndryshe dilni të dëmtuar. Në punë, nëse duhet të flisni me shefat dhe të tjerë përreth, mos e shtyni më.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Në dashuri, e hëna është dita e duhur për të ekspozuar veten dhe për të kultivuar njohjen me një person që së fundmi është zhytur në mendjen tuaj. Në punë lodhja ndihet, por rezultatet nuk do të vonojnë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

I bukur ky qiell për beqarët e shenjës Binjakët, nëse keni takuar së fundmi një person të këndshëm, mos e humbisni. Në punë, krijimtaria është me ju, përdorrni atë si një karrem!

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Në dashuri, mendimet tuaja janë pak të ngatërruara, konfuze. Mos harroni se nuk është kurrë mirë të kesh këmbën në dy këpucë, ndaj, mos mbani dy kunguj në një sqetull. Në punë, megjithatë, ka një frymë të re, janë duke u favorizuar bashkëpunime të reja.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

I bukur ky qiell për beqarët, aspekti i mirë i Hënës jep emocione të paharrueshme për të mos thënë super argëtim. Në punë nuk ju mungon grinta dhe kjo ju vë në pozicion të shkëlqyer me drejtuesit dhe persona të tjerë.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Në dashuri qëndroni larg polemikave këtë të hënë ujërat me partnerin/en së fundmi janë paksa të trazuara. Në punë mos u bëni pre e llafeve, por veproni në mënyrë analitike dhe racionale.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Në dashuri, nëse jeni të interesuar për një person, dilni haptazi, mund të befasoheni këndshëm. Në punë, nëse një negociatë është në proces, përfundojeni deri të mërkurën.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Në dashuri, nëse jeni prej kohësh në çift, ndjeni nevojën për të përfshirë partnerin/en në një projekt të ri që mund t’i japë shtysë raportit tuaj. Nga ana tjetër në punë duhet të mundoheni të mos ushqeni polemika të panevojshme me kolegët.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Në dashuri nëse jeni vetëm pse nuk hidhni sytë përreth? Një miqësi mund të rezultojë të jetë diçka më shumë! Në punë duke mos përjashtuar mundësinë e ndryshimeve nga tani deri në muajt e ardhshëm duket se diçka po lëviz.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Në dashuri, nëse jeni në çift prej një kohe të gjatë, nuk mund të pranoni më sjellje të caktuara të partnerit tuaj dhe preferoni të jeni më proaktivë. Në punë, mos e humbisni qëllimin përfundimtar.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Në dashuri, ju e keni fjalën e fundit, nëse kohët e fundit ka pasur diskutime me partnerin tuaj, jeni gati të vendosni pikat mbi të. Në frontin e punës dëshironi të përfshiheni dhe angazhimi juaj do të shpërblehet.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Në dashuri, periudha është vërtet e shndritshme, pothuajse askush nuk do t’i rezistojë sharmit tuaj! Në punë, nga ana tjetër, jeni në kërkim të stabilitetit. Gëzohuni, së shpejti do të vijnë përgjigjet dhe ndryshimet që dëshironi aq shumë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.