AKTUALITET

“Përvëlohet” Shqipëria/ Sot termometri arrin në 42 gradë, sinoptikania tregon kur tërhiqet vala e të nxehtit dhe si do të jenë temperaturat në muajin gusht!

12:02 - 26.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria është duke përjetuar një valë të nxehti, e cila ka pushtuar pothuajse të gjithë Evropën duke shkaktuar dhjetëra vatra zjarri. E ftuar në News24, sinoptikania Ladja Porja ka zbuluar se temperaturat do të arrijnë kulmin e tyre ditën e sotme, duke shkuar në disa zona të vendit deri në 42 gradë celcius.




“Temperaturat kanë kulmuar në mesditën e djeshme, megjithatë edhe sot, ku shumë zona në Ultësirën Perëndimore arrijnë në 40-41 gradë. Qarqet Elbasan, Berat dhe Gjirokastër do të shënojnë temperaturat më të larta deri në 42 gradë celcius”, bëri me dije sinoptikania.

Ajo gjithashtu sqaroi se edhe zona malore si Kukësi, Hasi apo Kopliku do të shënojnë temperatura të pazakonta për to, që do të arrijnë deri në 38 gradë celcius. Ndërkohë në kryeqytet termometri do të ngjitet lehtësisht deri mbi 40 gradë gjatë ditës së sotme, duke regjistruar kështu dy ditët më të nxehta të këtij viti, së bashku me të hënën.

“Që prej ditës së nesërme do të kemi rënie me 1 apo 2 gradë, por përkohësisht pasi deri në fund të korrikut shumë zona do të jenë deri në 40 gradë”, sqaroi Lajda Porja.

Teksa shumë qytetarë presin të nisin pushimet me ardhjen e muajit gusht, sinpotikania tha se java e parë e muajit do të jetë disi më e freskët, por në përgjithësi temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta përgjatë tij.

“Edhe fillimi i gushtit, 5 apo 6 ditët e para do të ketë një tërheqje të kësaj vale, por megjithatë është një freski e përkohshme pasi do të kemi temperatura të larta edhe përgjatë gushtit. Disa zona të izoluara në verilindje dhe juglindje do të kenë rreshje episodike sot dhe nesër”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.