OPINION

Pse Rama po i shet bashkëpunëtorët e tij?

09:25 - 26.07.22 EDI PALOKA
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Po shoh që ka një ‘entuziazëm’ të çuditshëm në rrjetet sociale për shkarkimin e Ahmetajt dhe mundësinë që ai të përfundojë në SPAK.




I njëjti ‘entuziazëm’ që u vu re dhe për Beqën pak ditë më parë apo Gonxhen sot!

Do të doja dhe unë të isha po kaq ‘entuziast’ dhe do të isha nëse do të besoja së vërtetë drejtësia po vepron edhe ndaj pushtetarëve (ashtu siç mburret Rama poshtë e lartë). Po për fat të keq, nuk jam entuziast sepse e shoh qartazi se çfarë po ndodh. Rama po e përdor drejtësinë sot, për t’i larë nga mëkatet bashkëpunëtorët e tij edhe pse ndonjërit mund t’i duhet të kalojë disa muaj pas hekurave për këtë.

Që Rama nuk e ka problem të shesë këdo për interesa të tij, kjo nuk ka pikë dyshimi. Edhe që të gjithë ata pushtetarë që sot janë pas hekurave, janë aty me bekimin e Ramës, nuk ka dyshim. Edhe këta që po vizitojnë SPAK-un këto ditë, po e bëjnë po me bekimin e Ramës. Po pikërisht këtu është dhe problemi.

Të gjithë këta personazhe, duke filluar nga Tahiri, nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë zbatuar urdhrat e porositë e Ramës. Kjo iu ka dhënë atyre ‘garanci’ se janë të paprekshëm. Këtë ‘garanci’ Rama ua jepte dhe me mbrojtjen publike që u bënte herë pas here pavarësisht skandaleve të njëpasnjëshme ku ata përfshiheshin. E ashtu kanë qenë, të paprekshëm, deri në momentin që janë diskretituar aq shumë sa nga të dobishëm janë kthyer në të dëmshëm për shefin e tyre.

Në atë moment Rama i ka shitur!

Skema e përdorur është e njëjta; fillimisht shkarkohen nga detyra e largohen nga postet që mbanin, (megjithëse janë vlerësuar deri në atë moment me superlativa “për punën e tyre” ), pastaj mohohen e largohen edhe nga radhët e “rilindjes” (përgjegjësia është personale…) e në fund përfundojnë në bankën e të akuzuarve apo dhe pas hekurave.

Në pamje të parë duket sikur Rama ka të drejtë me deklaratat e tij: “Përgjegjësia është personale”; “PS nuk mbron asnjë përballë drejtësisë”; “Drejtëia e reformuar po vepron”. Po për fat të keq është krejt e kundërta.

Gjithçka të lë të kuptosh qartazi se realizohet në marrëveshje treshe (ose katërshe, nëse llogarisim dhe disa diplomatë të huaj).

Kur ushtarët e tij janë diskretituar plotësisht, Rama i thërret dhe iu thotë se nuk i mbron dot më se “ata” (ndërkombëtarët) ia kanë futur këmbët në një këpucë. Mbase u jep dhe mundësi zgjedhje; të pranojnë përballjen me drejtësinë sot (më mirë ca muaj burg tani dhe të mbajnë çdo gjë që kanë vjedhur) ose të presin të përballen me drejtësinë kur në pushtet të jetë PD dhe mos të kenë më Ramën për t’i mbrojtur…

Sigurisht e gjithë kjo siç përmenda më lart, realizohet vetëm me marrëveshje treshe (ose katërshe), Rama-‘viktima e radhës’-drejtësia ‘e reformuar’…

Prandaj dhe skema përsëritet në të njëjtën mënyrë.

Deri tani nuk ka dalë asnjë prej ‘viktimave’ që ta prish këtë skemë, e të denoncojë faktin që e dijnë praktikisht të gjithë; që kreu dhe përgjegjësi për gjithçka ndodh në këtë vend është vetëm një, Edvin Rama. Sidoqoftë koha do të tregojë.

Rama nuk ka llogaritur vetëm diçka; kush do ta ‘mbrojë’ atë kur t’i vijë dita të përballet me drejtësinë…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.