AKTUALITET

Ishte fshehur poshtë Përroit të Zaranikës/ Masakroi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet pas 24 orësh Ramis Mici. Përfundon në Polici edhe vëllai i viktimës!

13:34 - 31.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas rreth 24 orësh, Policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin e krimit tronditës se ditës së djeshme në këtë qytet, Ramis Mici.




Mësohet se, në polici është shoqëruar edhe vëllai i viktimës, i cili kishte deklaruar në rrjete sociale se do të merrte hak ndaj Micit dhe familjarëve të tij.

Mësohet se Ramis Mici ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës. Ai që prej ditës së djeshme, pasi kreu krimin dhe u arratis kishte qëndruar poshtë urës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Skenderbej”, ku 37-vjeçari ka goditur me thikë bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetlira Elezin, e cila pas divorcit, martesë nga e cila kishte dhe dy fëmijë, kishte nisur bashkëjetesën me Micin.

Pasi e qëlloi, Mici e la gruan 37-vjeçe të mbuluar me gjak në banesën ku jetonin me qira dhe u largua prej aty me shpejtësi. Ishin pronaret e shtëpisë qe e gjetën të pajetë gruan në mes të dhomës.

Jetlira Elezi ishte dhunuar edhe me herët nga bashkëjetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë.

Motiv i krimit të jetë bërë xhelozia në çift. Ndërkohë, autori i krimit ndodhet në arrati, ndërsa policia i është vënë pas për ta arrestuar.

Ndërkohë autori i krimit, baba i dy fëmijëve, ishte divorcuar, ndërsa pasi kishte gjetur një banesë me qira në këtë lagje, kishte marrë aty dhe bashkëjetuesen e tij.

Vëllai i viktimës kërcënoi autorin me vrasjen e 4 familjarëve:

Kujtojmë se, sëllai i viktimës, Jetlira Elezi, në një reagim të bërë në rrjetet sociale ka paralajmëruar hakmarrje, duke iu drejtuar autorit të krimit, Ramis Mici, e duke i thënë se katër njollat e gjakut të motrës së tij në banesë, kërkojnë katër koka nga familja e tij.

REAGIMI I VËLLAIT TË VIKTIMËS:

U prefsh npaqe o Ramiz Mici u preft npaqe familia jote fmit e tuj. Po ju them Juve u prefshit npaqe se smund tja them motres time qe ti I ngule thiken sot. Po ja u them juve si familje sepse pa ti vra 4 pjestar familje as ke varri skam per ti shku nese sju vras…ke 4 njolla gjaku ktu nfoto qe kto 4 njolla gjaku qe ti I derdhe nga motra ime d’un 4 koka nga familja jote… Vrapo ti arratisu ti po mor po po du ta di se per sa koh do vraposh….familja jote do pergjigjet me gjak e me kok robi nga un personalisht o ti rop qim do e marr hakun i vetem un mor tqifsha motren ca tkesh po er po vrapo ti po ky gjak qe esht derth ktu esht i imi mor kurv qoft i idhet apo i omel osht i imi…. po vrapo ti vrapo ik deri ku do shkosh sa tmarr un informacjon ku rri e ha familja jote vrapo ti se dhe un kur tvi per ti vra me vrap do vi… Skam ca hum un mor tqifsha ate burrnin qe ti paske pas Fiksoje ket daten e sotme se te afermit e mi po vujn tgjith nga ajo qe ti shkaktove sot… Po mos harro ere se te njejten vujtje do kesh dhe ti. Ropt do ju qi qe nga fmit e te i madhi sa ta marr vesh ku jeni tu honger buk direkt kam me ardh se mzin gjaku e shpirti per mrena 4 koka e maje men…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.