BOTA

Kush është “bosi” i grurit në Ukrainë që u vra bashkë me gruan në shtëpinë e tyre nga sulmet ruse!

14:00 - 31.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës u vra bashkë me gruan e tij nga bombardimet “masive” ruse në qytetit jugor të Mykolaiv, gjatë natës së djeshme. Oleksiy Vadatursky, 74 vjeç dhe gruaja e tij Raisa vdiqën kur një raketë goditi shtëpinë e tyre gjatë natës, raportojnë mediet ukrainase.




Vadatursky zotëronte kompaninë “Nibulon”, që operonte në eksportet e grurit. I ndjeri ishte vlerësuar gjithashtu me çmimin “Hero i Ukrainës” për kontributin e tij në sektorin e drithërave. Sipas një vlerësimi të bërë nga  revista “Forebes” në vitin 2020  Oleksiy Vadatursky zotëronte një  pasuri me vlerë prej 450 milion dollarësh.

“Kontributi i tij në zhvillimin e industrisë bujqësore dhe të ndërtimit të anijeve, zhvillimin e rajonit është i paçmuar”, tha Kryetari i Bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevych, raporton BBC.

Nibulon ka ndërtuar shumë ndërtesa magazinimi dhe infrastruktura të avancuara teknologjike për eksportimin e grurit. Ukraina dhe Rusia janë eksportuesit kryesorë të grurit dhe drithërave të tjera, dhe ndërprerja e eksporteve të shkaktuara nga lufta ka bërë që çmimet e ushqimeve të rriten në mbarë botën.

Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB në Turqi javën e kaluar, që synon lehtësimin e krizës ushqimore. Por dërgesat ukrainase pritet të jenë të ngadalta mes kontrolleve të rënda të sigurisë. Ukraina akuzon forcat ruse për vjedhjen e grurit nga fermat në tokat e pushtuara dhe eksportimin e tyre nëpërmjet Krimesë. Ndërkohë Rusia i mohon këto pretendime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.