OPINION

Tre arsye pse Rama duhej të kishte dhënë dorëheqjen

09:20 - 03.08.22 ENDRI SHABANI
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një familje shqiptare le Angline, ku ka emigruar, dhe vjen t’i beje pushimet në vendin e vet. Rikthehet në plazhin që deri dje ka qëne publik, por që sot i është dhëne në administrim privateve, me pretendimin se keshtu është më i sigurtë dhe më i pastër.




Pasi vjen ketu, e rrjepin nga të gjitha anet, tek hoteli, tek restoranti, tek rëra e plazhit, madje edhe ne det. Dhe sikur kjo të mos mjaftojë i vrasin edhe femijen përpara syve!!!
Kjo është Shqipëria e vitit 2022. Kjo ishte Shqipëria e djeshme dhe po vazhdoi keshtu, kjo do jete edhe Shqipëria e neserme.

Kjo që ndodhi sot është një aksident padyshim, por edhe aksidentet kanë fajtor dhe përgjegjesi. Fakti që ky është aksidenti i tretë brenda një muaji, tregon më se miri që kemi të bejme me disa probleme endemike.

Nëse Edi Rama sot do ishte kryeminister në Britani, ku jeton familja shqiptare që humbi femijen, sot ai do kishte dhënë dorëheqjen për tre arsye:

E para, sepse shteti që ai drejton është shumë i korruptuar për të parandaluar ngjarje të tilla.

Sipas VKM-se që ka miratuar vete ne 2019, plazhi duhet të ishte kufizuar me bova të lidhura me litar pluskues deri ne 200 m larg bregut, dhe të pakten 1.6 m thellesi.

Këtë detyrim e kane privatet që vendosin stacione plazhi, dhe qeveria e tij (përmes inspektorateve) është përgjegjese për monitorimin e zbatimit të këtij detyrimi.

Nga videot është e qarte që ai plazh menaxhohet nga privatet, por megjithese duken qindra shezlongje, nuk ka asnjë shenjë të kufizimit të detit për të kufizuar zonen ku lundrojne gomonet dhe ku notojnë pushuesit.

Nese inspektoret e tij do ta kishin monitoruar dhe garantuar zbatimin e ligjit, kjo ngjarje do ishte parandaluar, dhe femija sot mund të ishte ende gjalle.

E dyta, sepse ne i paguajme taksa qëverise se tij që të na ruaje në det dhe tokë. Por ai na ka lënë në meshirë të qiellit.

Qeveria që ai drejton ka nën varësi policinë kufitare, e cila ka për detyre të kontrolloje kush i përdor mjetet lundruese në det, në çfare kushtesh i përdor, dhe se si i jep ketyre mjeteve.

Fakti që vija bregdetare shqiptare është e mbushur me lloj-lloj hajvanesh që bëjne manovra me gomone, skafe dhe motorrë uji, tregon që kjo polici nuk po e bën punen për të cilen e paguajme.

E treta, sepse femija është vrare nga një drejtues policie të cilin Rama e ka zgjedhur për të na mbrojtur.

Ne një demokraci, njërezit votojne për kryeministrin, i cili mban përgjegjesi për administraten që drejton. Psh ne nuk na pyeti njëri kur komisari në fjale u nxorr nga burgu dhe u vu serish në krye të policise. Këtë vendim e ka marre Rama dhe për pasoje ai duhet të mbaje përgjegjesi për njërezit që vendos ne krye të institucioneve.

Por Edi Rama nuk është kryeminister i një vendi evropian, dhe në këto anë kryeministrat nuk japin doreheqjen as kur i vrasin vetë shqiptaret, e jo më përmes administrates se tyre.

Prandaj në këtë pikë shpresa nuk është më tek ndergjegjja e tij, por tek zgjimi yne për të kuptuar se sa shumë na kushton indiferenca jonë, duke pranuar të drejtohemi nga një qeveri e korruptuar dhe e menaxhuar me paaftesi dhe papërgjegjshmeri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.