• foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dy artistët pozojnë të përqafuar me Erën që kishte veshur një crop-top me krahë të gjatë ngjyrë të kuqe dhe një palë xhinsa të shkurtëra. Mozzik nga ana tjetër shihet me një këmishë të bardhë dhe xhinsa me detaje qëndisje ngjyrë blu, të gjelbër dhe të kuqe.

Tashmë kjo foto është fshirë nga llogaritë e tyre në Instagram.

Kjo vjen pasi Mozzik prishi raportet me Noizyn dhe hoqi bashkëpunimin e tyre nga YouTube. Noizy  tha se e gjitha ka lidhje vetëm me çështje biznesi dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik.

Ai po ashtu përjashtoi kategorikisht që Loredana të ishte shkak i kësaj apo të ishte e gjitha marketing. Për çfarë moskorrektësia bëhet fjalë? Këtë nuk e tha.

“Heqja e këngës nuk ishte strategji marketingu. Nuk e di kush e ka bërë e ça ka bërë, por ndoshta ka të bëjë me marrëveshjet që nuk janë respektuar. Korrektësia, nga ana ime nuk ka patur asnjë lloj çalimi, kam qenë korrekt deri në fund dhe në momentin kur ti prish marrëveshjen, ndodhin këto pakënaqësitë. Loredana nuk ka të bëjë fare, është thjesht çështje biznesi ku pala tjetër nuk i ka qëndruar korrekte.” -tha Noizy./ PanoramaPlus