Kryesore

E PLOTË/ Nga grumbullimi, te ndezja e qirinjve dhe ultimatumi për Ramën! Dinamika e protestës për vrasjen e vogëlushes (FOTO)

21:07 - 04.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia është mbyllur pas 1 ore e 45 minutash. Thirrje të forta për dorëheqje, minuta tensioni dhe indinjatë u regjistruan para Ministrisë së Brendshme, ku nisi protesta e thirrur nga Shoqëria Civile nën moton: “Nuk e vrau varka, por shteti”.




Qytetarët i janë drejtuar bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar para Kryeministrisë. Disa janë ngjitur në shkallët e Kryeministrisë, teksa nuk ka pasur policë, dhe me sa duket policia e Tiranës ka qenë e papërgatitur që qytetarët do shkonin në këtë drejtim.

Qytetarët nuk kanë bërë tentativa për të hyrë, por kanë ndezur qirinj. Më pas qytetarët kanë shkuar te Presidenca. Që aty qytetarët i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama se nëse deri të hënën nuk shkarkon dy ministrat sipas tyre përgjegjës, protesta nuk do ndalen.

Kjo protestë erdhi pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase, i cili më parë kishte mbajtur edhe postin e kreut të Komisariatit të Himarës.

Veçantia e kësaj lëvizjeje qytetare ishte prania e shumë fëmijëve të shoqëruar nga prindërit.

Sakaq, qytetarët lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe ministrave dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tyre. “Keni vendosur moratorium për të mbrojtur kafshët dhe nuk vendosni për të mbrojtur njerëzit. Të dorëhiqen”, thanë ata.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mbi 100 minuta protestë, qytetarët paralajmërojnë përshkallëzim

Mbyllet pas 100 minutash protesta e qytetarëve për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia. Përveç një përplasjeje para Ministrisë së Brendshme ku edhe nisi, protesta shkoi e qetë. Qytetarët i janë drejtuar më pas Kryeministrisë dhe më tej Presidencës. Ata i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama të shkarkojë dy ministrat Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro si dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pasi në të kundërt do përshkallëzojnë protestat, duke paralajmëruar të radhës, ditën e hënë në orën 19:00.

Qytetarët i drejtohet Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve është shpërngulur nga Ministria e Brendshme te Kryeministria. Protestuesit kërkojnë drejtësi për Jonadën, 7-vjeçaren e vrarë me skaf nga polici Arjan Tase më 2 gusht në Potam, Himarë.

1 minutë heshtje për 7-vjeçaren e vrarë

Qytetarët ulen në shesh dhe mbajnë një minutë heshtje në nder të vogëlushes që humbi jetën në tragjedinë e Himarës Jonada Avdiu. Qytetarët kanë hedhur thirrje kundër qeverisë dhe ministrave duke i quajtur vrasës. “Kriminelë me kollare Çuçi Kumbaro”, “Jepni dorëheqjen1”, ishin disa nga thirrjet e tyre.

Tensione në protestë e të qara fëmijësh, qytetarët përplasen me policinë

Tensione në protestë, teksa qytetarët janë përplasur me policinë.

Situata ka sjellë dhe frikë te fëmijët e pranishëm që kanë nisur të qajnë. Përplasja ka zgjatur pak minuta, teksa policia është vendosur gardh për të mos lejuar avancimin e protestuesve.

Një i moshuar në protestë i është afruar oficerëve që bëjnë rreshtin e parë të kordonit, gjatë momentit të tensionit duke thënë: “Unë jam 72 vjeç. Nuk ju vjen turp. Jeni bërë bashkëpunëtorë me krimin. T’ju vijë zor që mbroni këta hajdutë”.

“Dalin e thonë ndodhin kudo në botë”, qytetarët në protestë: Turp, të dorëhiqen! Nuk kanë ndërgjegje as ndjenja

Qytetarë të shumtë janë shprehur kundër qeverisë në protestën e sotme dhe kryeministrit Edi Rama duke kërkuar largimin e tij. Sipas tyre, ministrat nuk kanë ndjenja teksa shprehen se ndihen të pasigurt kudo që shkojnë.

Qytetare: Pasiguria që kemi në jetën e përditshme. Kudo që të shkosh je i pasigurt. E ndiej shumë dhimbjen e familjes, i shpreh ngushëllime familjes. Ftoj të gjithë të dalin në protestë deri në dorëheqjen e dy ministrave.

Unë mendoj se ata nuk kanë ndërgjegje dhe nuk ndiejnë asgjë. Çdo njëri që ka ndjenja duhet të ikë vetë, nuk ka asnjë lloj justifikimi.

Qytetari: Kam letra italiane, s’do doja t’i kisha. Është turp të them që nuk jam shqiptar. Shqiptar jam, shqiptar do vdes. Poshtë Edi Rama, poshtë ai zagar. Jemi të indinjuar. Këtu nuk japin asnjë dorëheqje, dalin e thonë ndodhin kudo në botë. Është turp. Poshtë qeveria, qeveri vrasëse.

Qytetar: Shteti ka rënë, rrugaç. Shkon bën aludime për Ilir Metën e Sali Berishën, i kanë kaluar të gjitha fazat. nime i nxori spiunë. Nuk ka siguri.

Shoqëria civile ka bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro, duke i bërë përgjegjës për ngjarjen tragjike.

Ndërkohë kujtojmë se përgjatë këtyre ditëve, janë mbajtur homazhe, me qirinj e lule, në vendin ku e vogla humbi jetën, si dhe para Kryeministrisë.

Po ashtu edhe Dom Gjergj Meta organizoi ditën e djeshme një marshim homazh në Shëngjin, që nisi nga Kisha e Shëngjinit në orën 19:00 dhe vijoi përgjatë bregdetit, ku qytetarët mbajtën lule dhe qirinj në duar.

Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe Partia Demokratike, si dhe Partia e Lirisë.

295939031 620872929393813 7197032750520729950 N

Reagimi:

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga një punonjës me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

Të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….

Të kërkojme shkarkimin ose…

Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.