Kryesore

Mbyllet protesta për vrasjen e 7-vjeçares, qytetarët ultimatum Ramës: Shkarko dy ministrat!

20:53 - 04.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbyllet pas 1 orë e 45 minutash protesta për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia.




Thirrje të forta për dorëheqje, minuta tensioni dhe indinjatë para Ministrisë së Brendshme ku nisi protesta e thirrur nga Shoqëria Civile nën moton: “Nuk e vrau varka, por shteti”.

Qytetarët i janë drejtuar bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar para Kryeministrisë.

Disa janë ngjitur në shkallët e Kryeministrisë, teksa nuk ka pasur policë, me sa duket policia e Tiranës ka qenë e papërgatitur që qytetarët do shkonin në këtë drejtim. Qytetarët nuk kanë bërë tentativa për të hyrë, por kanë ndezur qirinj.

Më pas qytetarët kanë shkuar te Presidenca. Që aty qytetarët i kanë dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama se nëse deri të hënën nuk shkarkon dy ministrat sipas tyre përgjegjës, protesta nuk do ndalen.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia, u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase, i cili më parë kishte mbajtur edhe postin e kreut të Komisariatit të Himarës.

Ajo që vihet re është se të pranishëm kanë qenë shumë fëmijë të shoqëruar nga prindërit.

Qytetarët kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe ministrave dhe kanë kërkuar dorëheqjen e tyre.

“Keni vendosur moratorium për të mbrojtur kafshët dhe nuk vendosni për të mbrojtur njerëzit. Të dorëhiqen”, kanë bërë thirrje qytetarët.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.