BOTA

Paris Saint-Germain ka një “detektiv” që i shikon lojtarët e tij në daljet e tyre të natës

15:06 - 04.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Duhet të jesh i disiplinuar brenda dhe jashtë fushës”, këto ishin fjalët e Christophe Gaultier në ditën e prezantimit të tij si trajner i Paris Saint-Germain. Kjo deklaratë është në përputhje me atë të presidentit të klubit Nasser Al Khelaifi, të bërë në fund të qershorit: “Shkëlqimi ka mbaruar”.




Në Paris ata janë ende në kërkim të milionave të mëdha të investuara në vitet e fundit për të ngritur trofeun e Champions League. Për këtë arsye, strategjia e re e klubit është vendosja e disiplinës së rreptë për të gjithë lojtarët e ekipit. Dhe si rezultat i këtij ndryshimi qëndrimi, Paris punësoi Luis Campos si drejtor të ri sportiv.

L’Équipe raporton se Campos ka besimin e plotë të sheikut të klubit parizian dhe se ai i vendosi kufijtë që në ditën e parë kur u takua me lojtarët. Ai e bëri të qartë se duheshin bërë rregulla dhe se të gjithë ishin të detyruar t’i respektonin ato. “Nëse ka nga ata që nuk janë dakord, ata janë të lirë të largohen”, shtoi ai.

Rregullat e reja të ekipit – siç janë bërë të njohura – u zbatuan shpejt në Camp des Loges dhe kanë të bëjnë me ardhjet në qendrën stërvitore e cila tani duhet të jetë midis orës 8:30 dhe 8:45 të mëngjesit. Lojtarët që paraqiten vonë dhe pa arsye përpara portës së Camp des Loges duhet të kthehen prapa dhe të shkojnë në shtëpi. Ata nuk do të mund të bëjnë as stërvitje individuale. Përveç kësaj, vaktet e detyrueshme të mëngjesit dhe drekës duhet të jenë pa celular. Dyshja Gaultier-Cambos duan të inkurajojnë diskutimet në tavolinë dhe të ruajnë humorin e mirë që është tashmë në dhomat e zhveshjes.

Dalja natën është e ndaluar

Masa e re më e diskutueshme është ndalimi i daljeve natën. Sipas raportit të Equipe, Luis Campos është informuar për pikat e natës që frekuentojnë lojtarët e Parisit. Ai madje vendosi atje njerëzit e tij të besuar në mënyrë që të mund të mbikëqyrte veprimet e lojtarëve. Kjo masë ka miratimin e Gaultier, i cili komentoi se “nëse ka lojtarë që dalin jashtë kufijve, do të shkarkohen. Asnjë lojtar nuk do të jetë mbi ekipin”. Deri më tani asnjë lojtar i Parisit nuk i ka kundërshtuar këto masa. Pyetja është, a do të kenë vazhdimësi në klub?


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.