Kosova

Vritet një i ri në qytetin shqiptar, e përplasi një kamion betoni! Ndërroi jetë rrugës për në spital

23:35 - 04.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Një person i moshës së re ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë pasi një kamion me beton e ka goditur teksa po lëvizte prapa.




Ngjarja ka ndodhur të enjten pasdite në fshatin Bogë të Rugovës, ndwrsa lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 17:50.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, pastaj me fatalitet më vonë. Ngjarja ka ndodhur kur një kamion mikser me beton ka ecur mbrapa dhe ka lënduar një person. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Gashi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.