BOTA

ANALIZA/ Presion me raketa hipersonike dhe stërvitje ushtarake! Pasojat nëse Kina pushton Tajvanin

22:05 - 05.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lëshimet e raketave balistike, të kombinuara me stërvitjet ushtarake agresive pranë brigjeve të Tajvanit, janë mesazhi më i drejtpërdrejtë që Kina është e gatshme të përdorë forcën nëse është e nevojshme për të marrë Tajvanin deri në vitin 2049.




Madje, kjo mund të shihet si një demonstrim për lëvizjet e ardhshme për të mundur ishullin, të cilin e konsideron “një provincë renegate”, duke e bindur atë me forcën e madhe të armëve të heqë dorë nga ëndrrat për pavarësi dhe të vihet nën sundimin e Pekinit, pa një viktimë të vetme.

Kina nuk dëshiron ta pushtojë Tajvanin – kjo do t’i kushtonte jashtëzakonisht shumë ushtarë, para dhe reputacion në botë – por dëshiron të tregojë se është e përgatitur ta bëjë këtë nëse Tajvani nuk do të nënshtrohet në mënyrë paqësore.

Në këtë kontekst, as prania e flotës së 7 amerikane në Paqesor nuk e zmbraps Kinën nga kjo ide.

Kina ka investuar shumë në raketa hipersonike, të tilla si Dongfeng, disa prej të cilave janë projektuar për të fundosur edhe aeroplanmbatëset.

Tajvani ka forcuar mbrojtjen e tij, duke instaluar sisteme të avancuara anti raketore në malet më të larta, si dhe ka fshehur avionët më modernë në bunkerë nëntokësorë në bregun lindor.

Tensioni aktual ka të ngjarë të ulet, por nuk do të jetë i fundit.

Zhvillimet e deritanishme

Nëse sapo jeni informuar mbi këto ngjarje, më poshtë ju sjellim të përmbledhura zhvillimet e deritanishme:

Kina ka lëshuar disa raketa balistike Dongfeng në ujërat rreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte aktivizuar sistemet e mbrojtjes përkatëse në përgjigje të nisjes, sipas një raportimi të Reuters.

Stërvitjet me zjarr të vërtetë nga Kina filluan në orën 12:00 me kohën lokale (04:00 GMT) dhe do të përfundojnë të dielën.

Marina amerikane po dërgon një aeroplanmbajtëse drejt Tajvanit, në atë që thotë se janë “operacione normale, të planifikuara”.

Frikë në Azi, Kina rrethon Tajvanin me ushtri, anijet amerikane nisen drejt ishullit

Situata mes Kinës dhe Tajvanit është nxehur shumë dhe analistët ushtarakë nuk përjashtojnë një pushtim ndaj ishullit gjatë ditëve në vijim. Ushtria kineze ka njoftuar për kryerjen e disa manovrave ushtarake në ujërat përreth Tajvanit duke e rrethuar tërësisht ishullin me anije, ndërkohë që në tokë janë vendosur sisteme raketore balistike, të cilat janë vënë në veprim sot.

Disa raketa janë lëshuar në drejtim të ujërave territoriale të Tajvanit si pjesë e stërvitjes kineze, ndërkohë që ishulli ka vënë në veprim sistemet anti-raketore.

Ndërkohë, ushtria amerikane është vënë në lëvizje për t’i ardhur në ndihmë ishullit që e mbështet prej gati 7 dekadash.

Aeroplanmbajtësja “USS Ronald Reagan” është nisur nga Filipinet në drejtim të Tajvanit për të ndaluar çdolloj kërcënimi ndaj ishullit raporton BBC.

Raketat balistike

Kina lëshoi disa raketa balistike Dongfeng në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të Tajvanit, duke filluar nga ora 13:56 me orën lokale (06:56 GMT), sipas agjencisë së lajmeve Reuters, e cila citon një burim në ministrinë e mbrojtjes së Tajvanit.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte aktivizuar sistemet përkatëse të mbrojtjes në përgjigje të nisjes, duke shtuar se dënonte veprimin irracional të Kinës, i cili shkatërroi paqen rajonale, tha Reuters.

(Nga Frank Gardner – BBC)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.