Kronikë

Arrestohet 34-vjeçarja në Sarandë, ia vuri flakën makinës së pronarit të hotelit ku punonte! Shkaku, zënka midis tyre

19:47 - 05.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-punonjësja e hotelit në Sarandë, e cila ia vuri flakën automjetit të pronarit të subjektit akomodues gjatë paradites së sotme është vendosur në pranga.




Burimet zyrtare njoftojnë se qytetarja me iniciale A. B., 34 vjeçe, banuese në fshatin Shëndëlli do të përballet me drejtësinë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ndërkohë, B. M., 40 vjeç, banues në Sarandë është vendosur nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Njoftimi i policisë:

Sarandë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” i shtetases A. B., 34 vjeçe, banuese në fshatin Shëndëlli, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka djegur automjetin e pronarëve të hotelit ku ishte e punësuar, shtetasve K. Xh dhe E. Xh, banues në Sarandë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasin B. M., 40 vjeç, banues në  Sarandë.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.