AKTUALITET

Biden: Çmimi i naftës në rënie rekord; Shqipëria asnjë shenjë ndryshimi

09:20 - 05.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka njoftuar se çmimi i naftës është duke rënë në mënyrë të ndjeshme në bursë.




Në postimin e tij në Facebook, Biden thekson se pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin po ushtron presion global për naftën duke bërë që kjo të rëndojë xhepat e qytetarëve në mbarë botën, SHBA ia doli, duke hedhur në treg një milionë fuçi nafte në ditë nga rezervat, duke bërë që çmimi të ulet.

“Putin është ende duke zhvilluar luftën e tij në Ukrainë, duke ushtruar presion mbi furnizimin global të naftës dhe familjet ende mund ta ndiejnë atë. Por ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre. Tani çmimet janë në rënie rekord”, shkruan Biden.

Çmimet e naftës vazhduan të bien të enjten, ku u ulën nën 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale i shqetësoi investitorët.

Vetëm dy muaj më parë, çmimet e naftës tejkaluan 120 dollarë për fuçi, duke ndihmuar në rritjen e çmimit mesatar kombëtar të benzinës në rreth 5 dollarë për gallon.

Ndërkohë që çmimi i naftës në bursë vijon rënien, në Shqipëri nuk është reflektuar ende, duke bërë që çmimi të vijojë të mbetet i lartë dhe i papërballueshëm për xhepat e qytetarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.