LAJMI I FUNDIT

Jorida Tabaku pas raportit të DASH mbi klimën e investimeve: Ligjet janë të qepura për investitorët pranë qeverisë!

16:33 - 05.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me raportin e DASH mbi klimën e biznesit. Me anë të një postimi në Facebook, thotë se ky raport tregon panoramën e një serie të gjatë të problemeve që përkeqësohen përditë e më shumë.




Sipas saj, “korrupsioni në Shqipëri është aq galopant saqë edhe procesi i transparencës në lidhje me ligjet është në nivelin më të ulët, aq sa bizneset as nuk lajmërohen në kohë me ndryshimet apo për ndryshimet në ligj”.

Me tej, Tabaku thekson se “ligjet janë të qepura për investitorët pranë qeverisë, paralmenti shërben si noter, PPP-të janë licenca për abuzimin me buxhetin dhe klima e biznesit përkeqësohet përvit. Një ekonomi që në vitin 2022 vazhdon të ketë 40% të saj informale nuk premton siguri dhe as qartësi”.

“Për aq kohë sa qeveria të jetë e angazhuar në manaxhimin e skandaleve që vijnë nga korrupsioni, shkatërrimi ekonomisë ne nuk do të mund të fokusojmë vëmendjen tonë në zhvillimin ekonomik që do të përkthehej në rritjen e mirëqënies”, thote nder te tjera Tabaku.

Reagimi i Tabakut

Pak atraktivë për Investitorët e huaj?! Një qeveri që vizion ka oligarkinë nuk mund të ofrojë asgjë!

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në Shqipëri është një panoramë e një serie të gjatë të problemeve që përkeqësohen përditë e më shumë.

Praktikisht një biznes në SHBA pasi lexon këtë raport e ka të qartë se Shqipëria nuk ofron atë mikpritje karakteristike që gjen çdokush sa herë vjen në tokën tonë. Kjo, jo për fajin e shqiptarëve por për fajin e një qeverie që siç duket nga raporti preferon korrupsion përmbi klimën e një biznesi të shëndetshëm.

Nuk bën habi që raporti përshkruan në detaj ndjeshmërinë që dhoma Amerikane e Tregtisë apo dhe ajo Gjermane kanë për klimën dhe korrupsionin në vend.

Pra; Korrupsioni i lartë dhe endemik në nivele të larta, mungesa e konkurencës dhe tregut, ekonomia informale dhe një legjislacion jo i qendrueshëm!

Ndonëse qeveria pretendon se ka ligje për të thithur sa më shumë biznese dhe investime të huaja, e vërteta është që këto ligje, si Investimeve Strategjike, janë thjesht fasada pasi titujt strategjikë dhe këto investime i shkojnë vetëm bizneseve të lidhura me qeverinë.

Korrupsioni është aq galopant saqë edhe proesi i transparencës në lidhje me ligjet është në nivelin më të ulët, aq sa bizneset as nuk lajmërohen në kohë me ndryshimet apo për ndryshimet në ligj.

Kjo përkthehet në gjithnjë e më pak parashikueshmëri dhe stabilitet për një sipërmarrje serioze. Prandaj ne shohim gjithnjë e më pak biznese, sidomos amerikane, që vijnë në Shqipëri prej përzgjedhjes së tyre.

Niveli i portofolit në vendin tonë ofron shumë mundësi por sa investime strategjike serioze janë me preardhje nga SHBA në fushën e energjisë, transportit, ndërtimit të veprave infrastrukturore e kështu me radhë?! Pak apo aspak dhe kjo sepse vendit i mungon konkurenca dhe kjo na bën pak atraktivë.

Ligjet janë të qepura për investitorët pranë qeverisë, paralmenti shërben si noter, PPP-të janë licenca për abuzimin me buxhetin dhe klima e biznesit përkeqësohet përvit. Një ekonomi që në vitin 2022 vazhdon të ketë 40% të saj informale nuk premton siguri dhe as qartësi.

Për aq kohë sa qeveria të jetë e angazhuar në manaxhimin e skandaleve që vijnë nga korrupsioni, shkatërrimi ekonomisë ne nuk do të mund të fokusojmë vëmendjen tonë në zhvillimin ekonomik që do të përkthehej në rritjen e mirëqënies.

Mobiliteti social, një mundësi për këdo që të ndjekë ëndrrat dhe synimet e tij në jetë, nuk do të jetë realitet për sa kohë Shqipëria mos të shfrytëzojë potencialet e saj natyrore dhe njerëzore.

Këtë mundësi e pengon një qeveri, një kryeministër dhe një mazhorancë që e mban atë në kënetën e një sistemi të kalbur që nuk kërkon ndryshimin për t’i dhënë mundësinë gjithsekujt por i thërret shqiptarët në gjuhën e vjetër të përlyerjes pa ofruar asgjë ndryshe nga sa ka ofruar deri më tani.

#ekonomia #investime #FDI #shqiperia #SHBA #tatimet #oligarke #koncesione #PPP #inceneratoret


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.