BLUETOOTH

“Ku i gjen gjithë ato lekë… apo burri me kanabis?”/ Përgjigjet Aulona Musta, moderatorja i “bën llogaritë” ndjekësit (FOTO)

08:07 - 05.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

PANORAMAPLUS.AL/ Moderatorja Aulona Musta po shijon disa ditë relaksi me bashkëshortin e saj, ndërsa është aktive edhe për ndjekësit në Instagram me të cilët ndan shumë detaje nga jeta e saj.




Së fundmi ajo hapi një ‘ask me a question’ në rrjetin social ku pyeste ndjekësit nëse kishin nevojë për këshilla apo mendime nga ana e saj. Por një nga përdoruesit e rrjetit social, ka vendosur ta pyesë Aulonën për burimin e saj të të ardhurave në këtë ‘bisedë’ virtuale.

“Ku i gjen gjithë ato lekë ngele çdo ditë të viti me pushime, apo burri me kanabis?”- shkruan ndjekësi, të cilit Aulona nuk ngurroi t’i përgjigjej.

Moderatorja fillimisht i tregoi ndjekësit të gjitha burimet e saj të të ardhurave, dhe pasi “i bëri llogaritë” e veta, ajo i drejtohet personit në fjalë me pyetjen: “Ti të tuat i ke bërë?”

“Kam tre biznese plus Instagrami që është biznes më vete u bënë 4, plus një punë në television, u bënë 5 burime të ardhurash. Plus puna e burrit, imobilate/shitje blerje pronash u bënë 6 burime të ardhurash (po pate ndonjë pronë për të shitur ose blerë na thuaj).

Ndërkohë po mendoj/planifikoj/projektoj të ndërtoj edhe dy biznese të tjera brenda vitit të ardhshëm.

Ja llogaritë e mia t’i bëra. Ti të tuat i ke bërë? Se ky është halli, që duke bërë të miar, harron se duhet të merresh me të tuat dhe pasta ji hakërrehesh fatit dhe botës.

P.s: Të them një sekret të vogël, zakonisht burrat që merren me kanabis nuk nxirren në Instagram me fytyrë, mbahen sekret.”- thuhet në postimin e plotë të Aulonës.

Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpesh i jep mundësinë ndjekësve që t’i drejtojnë pyetje të ndryshme rreth jetës që bën. Në një intervistë virtuale që Aulona realizoi pak kohë më parë me ndjekësit e saj në Instagram, pyetjet ishin vetëm në lidhje me bashkëshortin e saj, dhe ky i fundit do të përgjigjej.

Kështu, Tomi, bashkëshorti i Aulonës, zbuloi më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre, që nga fillimi i njohjes te gjërat që pëlqen dhe nuk pëlqen tek moderatorja.

Aulona është shprehur pak kohë më parë se përgjatë viteve të para të lidhjes ka pasur xhelozi, të cilën e cilësoi një ‘tmerr’ por që tashmë ata e kanë kaluar këtë fazë të lidhjes pasi partneri i saj e ka kuptuar që kjo është pjesë e punës së moderatores.

“Ne e kemi kaluar këtë pjesë! Në dy vitet e para të lidhjes ka qenë një tmerr. Tre katër vitet e para kanë qenë okej pastaj u bëmë rehat. Është shumë normale që kur je në fillim të marrëdhënies të duhet pak kohë, patjetër që do të kesh probleme. Edhe kur shoh fotot e mia në Facebook para 12 vitesh kam foto me minifund, me dekolte të hapur dhe skam pasur asnjë problem. Ai e kupton që është pjesë e punës time”- u shpreh ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.