LAJMI I FUNDIT

“Kudo mbretëron arroganca e ushqyer nga pandëshkueshmëria”, Preç Zogaj: Tragjedia e Himarës mund të shmangej

17:58 - 05.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Preç Zogaj, Presidenti i Institutit Gramoz Pashko, në rubrikën “Opinion” në News24 e ka quajtur tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë në Himarë ku një 7-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga një skaf i drejtuar nga Arion Tase, ish drejtues i Policisë së Himarës, si të shmangshme.




Zogaj ka shtuar se kudo në vend mbretëron një arrogancë e cila vjen si pasojë e pandëshkueshmërisë dhe faktit që personat e lidhur me pushtetin nuk kanë më frikë nga ndëshkimi i ligjit, pasi paguajnë për t’i shpëtuar dënimit.

“Tragjedi e vërtetë për familjen dhe një vajzë që humbi jetën në moshën më të bukur. Thërres në kauz të gjithë institucionet që kanë përgjegjësi për të siguruar jetën e njerëzve. Kudo ndodhin aksidente, njerëzit janë realistë dhe e dinë kur duhet drejtuar gishti mbi institucionet dhe kur janë fatkeqësi.
Vajza e vogël ishte në habitatin e saj aty ku ndalohen mjetet lundruese sepse janë zona të ndara në plazhe, dhe e vranë në zonë e vet. Ky është një element thelbësor që ka provuar indinjatë e zemërim. Kam vënë re që ka disa qëndrime që pretendojnë se ishte një tragjedi që mund të ndodhte kudo.

Besoj se prokuroria e drejtësia do të gjykojë pa asnjë kompromis, drejtë për përgjegjësinë që ka ish-oficeri i policisë në këtë rast në rolin e vrasësit dhe përgjegjësinë e institucioneve që kanë detyra ligjore që të garantojnë sigurinë e jetës në plazhe.

Autori do marrë dënimin se ka një opinion publik shumë të ndjeshëm për këtë rast, do të jetë e pamundur që autori të gjejë shtigje për ti shpëtuar dënimit ligjor të merituar.

Por analiza duhet shtrirë më tej, ka institucione që merren me garantimin e sigurisë, ka ligje pa fund por nuk zbatohen, dhe ky është fakt në përgjithësi duhet të ndodhin ngjarje të mëdha e tragjike si kjo që të kenë jehonë disa javorë që të ndodhë kjo.

Është vështirë të gjejmë në Shqipëri ku funksionarët të kenë si yll polar në punën e tyre shërbimin ndaj qytetarëve. Kjo punë ka shkuar larg, mbretëron gjithandej interesin vetjak, papërgjegjshmëria, arroganca që buron nga pandëshkueshmëria.

Nëse zyrtarët ia hedhin disa herë ligjit, edhe oficeri i përfshirë në këtë rast ka pasur edhe rast tjetër më parë për trafik droge, këto janë grupe funksionarësh me lidhje me trafikantët e drogës, këta paguajnë edhe ia hedhin dënimit.

Prokuroria e korruptuar merr paratë dhe e liron, i zbut akuzën ose e heq fare. Kur ja hedhin disa herë ligjit, formohet arroganca e zyrtarëve publik të cilëve njerëzit e thjeshtë u duken si miza, edhe në jetën private manifestojnë një shkujdesje që është ana tjetër e medaljes së arrogancës, që bëhet shkak për tragjedi pastaj.

Ka edhe narkotrafikantë që e quajnë veten më të rëndësishëm se zyrtarët, njerëzit në botën e krimit kanë një status të lartë sepse janë zgjatime të pushtetit.
Krimi mori status dhe u promovua në politikë, ndodhi në Shqipëria ajo që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e botës, krimi u bë komplementar me partitë, zyrtarët.

Vrasja në Himarë mund të evitohej, është dendësuar në këtë ngjarje papërgjegjshmëria në shumicën e plazheve të Shqipërisë. Mbretëron një formalizëm”, tha ai.

Zogaj i ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrojnë vetë veten dhe ka bërë thirrje për reagim nga institucionet.

“Njerëzit duhet të mbrojnë veten e të mos e lënë veten në mëshirën e njoftimeve të ministrive e institucioneve, sepse në përgjithësi nuk janë të vërteta.

Përtej fjalës që do të thotë drejtësia tani, nëse do e kishte thënë drejtësia herën e parë fjalën e saj, nëse do të kishte qenë në lartësinë e detyrës, do të kishte shpëtuar vogëlushja por edhe vetë autori nuk do të kishte traumat që lë një ngjarje e tillë.

Kur nuk pëson gjë nga ajo që ke bërë, e bën njeriun të mos ketë më frena. Duhet reagim nga institucionet.
Ajo që pritet të bëjë një administratë apo qeveri e përgjegjshme, është të bëjnë analizë mbi këtë gjë, si zbatohen rregullat për mjetet lundruese, nëse ka hapësirë për abuzime të mbyllen këto hapësira.

Protesta e qytetarëve, dha ultimatumin për shkarkimin e dy ministrave.
Është një protestë qytetare janë në të drejtën e tyre të avancojnë me kërkesat. Jam për individualizmimit të përgjegjësisë, nëse kjo nuk ndodh kryeministri duhet të marrë masa ndaj atyre që nuk kanë mbajtur përgjegjës personat.

Shkarkimi i zinxhirit drejtues në Vlorë është një reagim por reagimi duhet të jetë më i gjerë se kaq.
Sa i përket pushtetit vendor, ka pjesën e tij në administrimin e plazheve dhe çështjet e sigurisë. Unë e vë theksin tek arroganca. ka një arrogancë shumë të madhe në Shqipëri, kur ndodhin tragjedi e ulin të gjithë kokën por kjo harrohet shpejt. Arroganca e arbitrariteti janë të lidhura ngushtë me mënyrën se si qeverisemi.

Ligjin e kanë shqyer e kanë për propagandë e retorikë. Kushdo që ka lidhje me segmente të pushtetin ligjin nuk e konsideron më pengesë për diçka dhe nuk i trembet ligjit”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.