AKTUALITET

“Mos blini apartamente në projektin e Portit të Durrësit”/ Ilir Meta ngre alarmin për qytetarët: Mos bini pre e mashtrimeve

15:02 - 05.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook, ish-Presidenti i vendit Ilir Meta ka kërkuar nga qytetarët që të mos investojnë në projektin e ri të Portit të Durrësit pasi nuk ka një transparencë të mirëfilltë.




Sipas tij, kjo është një aferë e pastër korruptive.

Reagimi i plotë

MOS BLINI APARTAMENTE NË PROJEKTIN E PORTIT TË DURRËSIT!

MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE TË KËSAJ SKEME TË PASTËR PIRAMIDALE!

I ftoj të gjithë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për blerjen e apartamenteve në Projektin e Portit të Durrësit, që nuk është gjë tjetër veçse një skemë e pastër piramidale për vjedhjen e parave tuaja.

Në mungesë të plotë transparence, për këtë të ashtuquajtur Projekt, nuk është publikuar asnjë memorandum, kontratë apo informacion se si do të bëhet ndarja e të ardhurave.

Është vetëm një aferë e pastër korruptive, që synon t’ju grabisë paratë dhe asgjë më shumë!

U bëj thirrje organeve të Drejtësisë të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.