AKTUALITET

Mosdeklarimi i pagave, tatimet nisin kontrollin për kompanitë e sigurimeve, mediat e institucionet e arsimit privat

12:20 - 05.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur kontrollet për deklarimin jo real të pagave nga kompaninë e sigurimeve, medieve dhe institucionet e arsimit privat.




Sipas analizës së thelluar të Drejtorisë së Riskut në Administratën Tatimore Plan sektorial për kontrollin e informalitetit të pagave, rezulton se krahas tregtisë dhe ndërtimit, edhe këto tre sektorë të tjerë paraqesin rrezik të lartë për evazion në paga.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve:

Në vijim të luftës kundër informalitetit dhe të denoncimeve të mbërritura në kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore lidhur me informalitetin e pagave, vijon të mbetet mjaft shqetësues fenomeni i mosdeklarimit real të pagës së punonjësve në profesione dhe sektorë të caktuar.

Sipas analizave specifike të kryera nga Administrata Tatimore, bazuar në vetëdeklarimin e tatimpaguesve, rezulton se për një numër të lartë punëmarrësish në shumë sekorë është deklaruar paga minimale. Githashtu edhe për një pjesë tjetër të punësmarrësve pagat e deklaruara janë ndjeshëm më të ulëta sesa mesatarja e tregut për këto aktivitete.

Administrata Tatimore ndër vite është fokusuar në informalitetin në tregun e punës dhe planet kulmuan me ngritjen e Njësisë Anntiinformalitet. Me përfundimin e punës së njësisë antiinformalitet, nga rezultatet e arritura gjatë këtyre muajve, si dhe analizës së thelluar të Drejtorisë së Riskut në Administratën Tatimore, krahas 2 sektorëve të vlerësuar me risk më parë ai i ndërtimit dhe tregtisë, janë evidentuar me risk për nëndeklarimin e pagave edhe 2 kategori të tjera:

1- Sektori i Shoqërive të  Sigurimeve, Sektori i Mediave dhe Komunikimit dhe Sektori i Institucioneve të Arsimit privat

2- Tatimpaguesit e evidentuar me risk në iniciativën e dhjetorit 2021, por që nuk patën reagim pozitiv.

Me qëllim parësor sigurimin dhe përmbushjen e detyrimeve, që rrjedhin nga legjislacioni tatimor në fuqi, Administrata Tatimore njofton tatimpaguesit se do të vijojë kontrollet nëpërmjet zbatimit të planit sektorial për kontrollin e informalitetit të pagave, faza II, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kujtojmë se në bazë të analizave dhe kritereve të riskut, Administrata Tatimore ka informuar në mënyrë të vazhdueshme tatimpaguesit e vlerësuar me risk të lartë, duke dërguar edhe letra të personalizuara në adresë të tyre, me qëllim ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e tyre për deklarimin real të pagave për të formalizuar marrëdhëniet ekonomike mes biznesit dhe punëmarrësve të tyre.

Administrata Tatimore fton qytetarët të denoncojnë rastet e mosdeklarimit të saktë të pagave, si një mekanizëm mbrojtës për të mos rrezikuar pensionin në të ardhmen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.