Kronikë

Në kërkim për tjetërsimin e 9920 m2 truall, arrestohet dhe del para gjykatës brenda ditës biznesmeni nga Saranda! (EMRI)

16:44 - 05.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Biznesmeni Behar Muçobega është ndaluar këtë të premte në Qafë-Botë. 40-vjecari u kthye nga Greqia sot në orët e para të mëngjesit.




Ai ishte në kërkim prej 1 qershorit të këtij viti pas operacionit të Prokurorisë së Sarandës ku u lëshuan 9 urdhër arreste për zyrtarë të ASHK, Bashkisë, biznesmenë e qytetarë lidhur me tjetërsimin e 9920 m2 truall në bregdet.

Muçobega akuzohet për “falsifikim dokumentesh”, dhe dyshohet si një nga përfituesit e një pjese të truallit.

Megjithatë, vetëm brenda pak orësh nga ndalimi, Muçobega ka dalë para Gjykatës së Sarandës, ku ndaj tij gjyqtari Shkelzen Liçaj ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtepi”.

Nga operacioni i 1 qershorit u arrestuan 6 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Gjykata liroi 5 nga të arrestuarit duke vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ndërsa në burg ka ngelur vetëm noteri Aleko Anagnosti.

Në kërkim vazhdon të jetë ish-Drejtori i ASHK Sarandë, Ardian Kola si dhe biznesmeni Bedri Muçobega, vëllai i të ndaluarit të sotëm.

Nga 4 operacione të Prokurorisë së Sarandës dhe SPAK në 6 muajt e fundit janë lëshuar 20 urdhërarreste për zyrtarë, biznesmenë e qytetarë. Nga të gjithe këto urdhra, vetëm 4 ndodhen aktualisht në “Arrest në burg”, 10 janë në “Arrest në shtëpi” dhe 6 janë persona në kërkim.

Nga këto operacione është sekuestruar në total 10.599 m2 truall dhe një pallat 7 katësh. Vec këtyre prokuroria mbajti disa kohë nën sekuestro edhe një zyrë noteriale ku grumbulloi dokumentacion lidhur me hetimet.

Pas operacioneve të Prokurorisë, dy nga zyrtarët që aktualisht ndodhen në burg, u sulmuan edhe nga elemente kriminale.

Zyrës noteriale të Aleko Anagnostit iu vu flaka 5 ditë pas arrestimit të tij, ndërkohë që automjeti i ish-juristit të ASHK Sarandë, Laert Pasha u sulmua pak ditë më parë duke ia thyer xhamat, çarë gomat e lyer me sprajt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.