Kryesore

Porti i ri i Durrësit, edhe Meta thirrje qytetarëve: Mos blini apartamente, skemë piramidale e qeverisë Rama!

15:15 - 05.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Pas thirrjes së bërë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndaj qytetarëve për të mos blerë apartamente në projektin për Portin e ri të Durrësit, edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përsëritur të njëjtin apel.




Sipas ish-Presidentit kemi të bëjmë me një skemë piramidale, pasi qeveria ka përgatitur një aferë korruptive pa memorandum dhe kontratë që do të shërbejë si skemë për t’i vjedhur paratë qytetarëve.

Postimi i Metës në Facebook:

MOS BLINI APARTAMENTE NË PROJEKTIN E PORTIT TË DURRËSIT!

MOS BINI PRE E MASHTRIMEVE TË KËSAJ SKEME TË PASTËR PIRAMIDALE!

I ftoj të gjithë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të mos shpenzojnë asnjë qindarkë për blerjen e apartamenteve në Projektin e Portit të Durrësit, që nuk është gjë tjetër veçse një skemë e pastër piramidale për vjedhjen e parave tuaja.

Në mungesë të plotë transparence, për këtë të ashtuquajtur Projekt, nuk është publikuar asnjë memorandum, kontratë apo informacion se si do të bëhet ndarja e të ardhurave.

Është vetëm një aferë e pastër korruptive, që synon t’ju grabisë paratë dhe asgjë më shumë!

U bëj thirrje organeve të Drejtësisë të reagojnë menjëherë dhe të ndërhyjnë për të penguar nënshkrimin e çdo kontrate paraprake shit-blerje, në kundërshtim të ligjit dhe në dëm të qytetarëve.

296143029 607821604046412 6301351009757252806 N


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.