AKTUALITET

Premtimi për referendum, Ilir Meta: Do vendosë populli, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

11:37 - 05.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Presidenti Ilir Meta ka premtuar se gjëja e parë që do të bëjë Partia e Lirisë është që të bëjë të mundur ligjin për Referendumet.




Meta e ka cilësuar Referendumin si një instrument që do i jepet popullit për të ndëshkuar politikanët dhe për të vetë bërë politikë.

Mes të tjerash, Meta ka shtuar se do të bashkëpunojë me të gjithë për të përmbushur misionin e tij për Referendumin.

Pyetje: Partia e Lirisë ka premtuar referendume, por për cilat çështje?

“Do të bëjmë ligjin për referendume dhe populli e ka vendosur që në vitin 1998 dhe këtë gjë do ta bëjmë pa tjetër kjo është kryesore. Referendumi do të bëhet sa herë që do populli. Sovrani mbledh firmat i palos dhe bën referendume për çështje të caktuara, flet populli vetë që do të bëhet politik bërës përvec gjykues, kur të deleguarit e sovranit punojnë mirë ska pse bëhet referendum kur nuk punojnë mirë bëhet Referendum kjo është forma më e lartë e demokracisë. Do të bashkëpunojmë me të gjithë , tani është ora momenti për të bashkëpunuar me të gjithë për këtë çështje, referendumi do të marrë në dorë fatin”, tha Ilir Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.