AKTUALITET

“Qeveria bën gati “falimentin” e bashkive në krizë”, reagon Ilir Meta: Situata është dramatike prej vjedhjeve, tani po shpikin ‘administratorët’

11:10 - 05.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilir Meta ndërkohë ka folur edhe për krizën që ka prekur disa nga bashkitë e vendit. Ai thekson se situata mbetet mjaft dramatike.




“Reforma administrative gjoja ishte për të shkurtuar administratën , ndodhi e kundërta tani është situata katastrofike. Është rritur numri i administratës me ca ishte dhe ca është bërë është vjedhur. Hipokrizi e madhe dhe gjendje e rëndë e menaxhimit të bashkive. Më pas ujësjellësat janë një piramidë tjetër, aty është një një situatë e ngjashme me këtë të inceneratorëve”.

Ilir Meta u shpreh se

“Kjo ka shkalluar çdo parim kushtetues dhe jeni njohur me situatën dramatike që ka dalë për situatën financiare të bashkive që prej 3.5 vite qeverisen nga një parti e vetme. Nuk gjeje një vend as në Afrikë që mos ketë një këshilltar opozitar, vetëm në Shqipëri ka ndodhur. Këta kanë fryrë administratat për të blerë votat, kanë kryer vjedhje pa fund sepse ka pasur kush i denoncon dhe kanë shkatërruar financat e bashkive. Këta po shtrojnë administratën, patronazhistët, bëjnë gjithçka për të blerë votat. Tani shpikin administratorët që janë të emëruar të partisë.

Reforma administrative gjoja ishte për të shkurtuar administratën, ndodhi e kundërta tani është situata katastrofike. Është rritur numri i administratës me ca ishte dhe ca është bërë është vjedhur. Hipokrizi e madhe dhe gjendje e rëndë e menaxhimit të bashkive. Më pas ujësjellësat janë një piramidë tjetër, aty është një një situatë e ngjashme me këtë të inceneratorëve.

Alibi për të justifikuar se fajin na e paskan këta, por jo bleni vota i tha, fusni njerëz në punë sa të doni i tha.

A e dini si është tani situata? Katastrofike, është rritur në mënyrë marramendëse numri i administratës. Katastrofë, hipokrizi më e madhe e gjendje më rëndë e administrimit të pushtetit vendor nuk ka ku të shkojë”, tha Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.