BLUETOOTH

Britney Spears dhe rrëfimi publik i dashurisë së këngëtares për bashkëshortin e saj

19:53 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Britney Spears është shfaqur me postime të reja në Instagram dhe ka pozuar në krahët e bashkëshortit të saj të dashur Sam Asgari.




Këngëtarja e njohur e cila shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj personale këtë herë nuk ka nguruar t’i bëjë një rrëfim dashurie bashkëshortit të saj.

Me tre foto, ylli i njohur i ekranit përjetësoi dashurinë dhe romancën e saj, duke shkruar në mbishkrimin e publikimit: ‘Burri im. Më pëlqen të ndërtoj një jetë me ty. Ti je dashuria e jetës sime dhe vetëm shpresoj që të mos vritemi para fundit të vitit’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

 

Spears jo shumë kohë më parë arriti të plotësonte dëshirën e saj dhe të martohej me të zgjedhurin e zemrës, Sam Asgari.

Misteri u mbajt në Los Angeles me vetëm 60 të ftuar. Nuk është çudi që pas asaj që ka ndodhur mes saj dhe familjes së saj, asnjëri prej tyre nuk ishte i ftuar në dasmë, përveç vëllait të saj, Brian.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.