AKTUALITET

“Drejtësi për Jonadën”/ Ultimatumi i shoqërisë civile për drejtuesit politik, ja kur do zhvillohet protesta e radhës (FOTO)

20:52 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndarja tragjike nga jeta e vogëlushes 7-vjeçare, Jonada Avdia, shtyu Shoqërinë Civile që të organizonte një protestë përpara Ministrisë së Brendshme, të enjten e 4 gushtit, për të kërkuar llogari për vrasjen nga gomonia që drejtohej nga një njeri që mban veshur uniformën e Policisë së Shtetit.




Qytetarët e shumtë që u solidarizuan me dhimbjen e familjes Avdia kërkuan drejtësi nga autoritetet për vrasjen në plazhin e Potamit dhe bënë thirrje për shkarkimin e Drejtorit të Policisë, Gledis Nano, ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Protesta që zgjati për më shumë se 2 orë, tregoi tronditjen e opinionit publik nga kjo ngjarje, me turmën që u marshoi edhe para Kryeministrisë dhe Presidencës.

Prindër me fëmijë dolën në shesh nën moton “nuk e vrau varka, por shteti”, dhe mbanin në duar lule e pankarta me mbishkrime rrëqethëse, ndërsa në shkallët e Kryeministrisë ndezën qirinj për Jonadën 7-vjeçare.

Në mbyllje të protestës qytetarët nga sheshi para Presidencës, qytetarët protestues lëshuan një ultimatum në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që deri të hënën të shkarkohen dy ministrat sipas tyre përgjegjës, ose në të kundërtën protestat nuk do ndaleshin.

Dhe mungesa e një përgjigje nga ana e kreut të ekzekutivit, duket se do t’i nxjerrë sërish në shesh për Jonadën, në këtë fillim jave qytetarët.

Shoqëria Civile ka publikuar sot posterin kryesor të tubimit të radhës, duke bërë thirrje për t’u grumbulluar para Ministrisë së Brendshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.