BLUETOOTH

Dua Lipa në Kosovë, Mozzik vjen me një kërkesë publike për të

15:41 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artistja me famë botërore, Dua Lipa ndodhet në Prishtinë pasi po merret me organizimin e festivalit “Sunny Hill”.




Reperi i njohur, Mozzik ka shfrytëzuar rastin për t`i bërë një kërkesë publike, Dua Lipës. Me anë të një postimi në InstaStory, Mozzik i ka kërkuar këngëtares shqiptare të vizitojë Prekazin.

“Dua jam shumë krenar me arritjet e tua, vazhdo para je më e mira. Këto ditë që jeni në Kosovë vizitoni Prekazin”, ka shkruar Mozzik shoqëruar me një foto nga Prekazi.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Dua Lipa u nderua nga presidentja e Kosovës me titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Vjosa Osmani ka ndarë në Instagramin e saj foto nga ceremonia.

Në foto shfaqet Dua të cilën Osmani e ka pritur në Presidencë, me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj binjake.

Sipas fjalëve të presidentes, Dua është arsyeja që shumë njerëz e njohën Kosovën. Nëpërmjet festivalit Sunny Hill, ajo e ka kthyer Kosovën në kryeqendër të kulturës botërore.

Postimi i plotë:

“Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë.

Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës. Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill.

Prandaj sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.