AKTUALITET

Erdogan akuzon Gjermaninë dhe Francën se janë instrumente të propagandës greke

14:55 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kritika kundër Gjermanisë, por edhe Francës, ka nisur presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan , me rastin e deklaratave të fundit të ministres së Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbock, e cila kishte vizituar radhazi Athinën dhe Ankaranë.




Erdogan, në deklaratat pas takimit që pati me presidentin rus, Vladimir Putin, në Soçi, u shfaq i shqetësuar nga mbështetja e Burbok për Greqinë, ndërsa shkoi aq larg sa i cilësoi Gjermaninë dhe Francën si “instrumente të propagandës greke dhe greke qipriote”.

“Ministri ynë i jashtëm”, tha Erdogan, duke iu referuar Mevlut Cavusoglu, “u dha përgjigjet e nevojshme këtyre deklaratave të njëanshme”.

Ai shtoi se “për fat të keq, Gjermania dhe Franca po bëhen instrumente të propagandës greke dhe greke qipriote . Është e papranueshme që ata të kritikojnë vendin tonë me vlerësime të pasakta duke mbyllur një sy ndaj hapave të Greqisë që injorojnë të drejtën ndërkombëtare”.

Sa i përket vendit të tij, Erdogan pohoi se “pozicioni i Turqisë për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës është i qartë” dhe shtoi se “ne e kemi demonstruar edhe një herë këtë rol si pionierë në zgjidhjen e krizës globale të grurit”.

Acarimin e Ankarasë me deklaratat e ministrit gjerman e shprehu fillimisht homologu i saj, Mevlut Çavusoglu, me të cilin patën një konferencë mjaft të tensionuar për shtyp.

Burbok theksoi se çështja e të drejtave sovrane greke në Egje nuk është vetëm një çështje dypalëshe-greko-turke, por në fund të fundit një çështje evropiane, duke qenë se kufijtë e Greqisë janë edhe kufij të jashtëm të BE-së.

“Qeveria ime nuk do të lejojë, pa dyshim se ne qëndrojmë në solidaritet”, kishte sqaruar ai dhe shtoi: “Është e rëndësishme që të ketë respekt të ndërsjellë për sovranitetin dhe sot kur flasim për të drejtën ndërkombëtare duhet edhe kur çështjet janë shumë të komplikuara disa janë shumë të qarta: ishujt e Egjeut janë territor grek dhe askush nuk ka të drejtë ta kundërshtojë këtë.

Ministri turk nga ana e tij akuzoi Gjermaninë për faktin se nuk mban qëndrim neutral ndaj greko-turqve . “Ne duam që Gjermania të mbajë një qëndrim të ekuilibruar në lidhje me çështjet e Mesdheut Lindor dhe Egjeut”, pohoi më tej Tsavousoglou, duke akuzuar Athinën dhe Nikozinë për “propagandë”.

Ai iu referua edhe të shkuarës – me sa duket të kancelares Merkel – duke thënë se “Gjermania kishte marrë një rol të ndershëm ndërmjetësues . Ai kishte mbajtur një qëndrim të ekuilibruar. Fatkeqësisht, shohim se kohët e fundit ky bilanc ka humbur. Ata duhet të dëgjojnë të dyja palët, të marrin informacion nga të dyja palët, pa paragjykime. Vetëm për shkak se një vend është anëtar i BE-së, nuk duhet të supozohet se ai domosdoshmërisht po thotë të vërtetën. Nuk është e drejtë të konsiderosh diçka të gabuar, sepse kështu thotë Turqia”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.