Horoskopi

Horoskopi i datës 6 gusht 2022, ja çfarë parashikojnë yjet sot për ju

07:27 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

DASHI




Tregohuni të kujdesshëm dhe bëni atë që ju të ndiheni më mirë. Në planin financiar duhet të tregoheni të moderuar në mënyrë që gjërat t’iu ecin më së miri.

DEMI

Gjatë kësaj dite do jetë Jupiteri ai që do sjellë harmoni në jetën tuaj në çift. Nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin, përkundrazi do merreni vesh.

BINJAKET

Ditë mjaft e trazuar kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do dalin në dritë disa gënjeshtra të së kaluarës dhe debatet do jenë të zjarrta.

GAFORRJA

Sot do jetë ditë goxha e mirë për jetën tuaj në çift. Do kuptoheni për gjithçka. Në planin financiar duhet me patjetër të shlyeni borxhet.

LUANI

Jeta juaj në çift do jetë shumë e bukur gjatë gjithë kësaj dite. Dielli do e ngrohë jo vetëm atmosferën, por edhe zemrën dhe shpirtin tuaj.

VIRGJERESHA

Ditë mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Gjithçka ka për të ecur ashtu si e kishit ëndërruar.

PESHORJA

Ndani çdo ide dhe mendim me partnerin tuaj gjatë kësaj dite, sepse vetëm në këtë mënyrë do ruani një klime harmonike dhe një marrëdhënie afatgjatë.

AKREPI

Më në fund do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet me partnerit dhe do ndiheni më mirë sot. Ja që kur e keni dëshirën çdo gjë mund të rregullohet shpejt.

SHIGJETARI

Ditë mjaft harmonike dhe e këndshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do ruani një komunikim të ngrohte me partnerin dhe gjithçka ka për t’iu ecur mirë.

BRICJAPI

Dielli dhe Marsi do ju nxitin të jeni më të logjikshëm sot në jetën tuaj në çift. Do i kërkoni falje partnerit për të gjitha gabimet dhe gjërat do fillojnë të stabilizohen.

UJORI

Do ëndërroni më shumë nga sa duhet sot në jetën tuaj në çift dhe realiteti do ju duket zhgënjyes. Kujdes sepse mund të shkatërroni përgjithmonë të ardhmen.

PESHQIT

Do kaloni një ditë të këndshme sot. Gjendja e financave do mbetet e ekuilibruar në çdo moment. Surprizat do jenë të njëpasnjëshme dhe do ndiheni mirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.