AKTUALITET

Ikën “truri”/ 1 në 3 maturantë largohet për studime jashtë vendit

17:31 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbi 21 mijë maturantë kanë aplikuar për të ndjekur studimet e larta në Shqipëri. Pas mbylljes së procesit të përzgjedhjes së degëve në formularin A2, ekspertë në Ministrinë e Arsimit tregojnë se cilat janë programet më të preferuara nga të rinjtë.




Mjekësia, farmacia, stomatologjia dhe degët e tjera të Universiteteve të Mjekësisë zënë vendin e parë në preferencat e maturantëve të këtij viti. Në vend të dytë janë programet e fakulteteve të ekonomisë me një diferencë të ngushtë nga degët e teknologjisë së informacionit. Këtë vit bie kërkesa më e ulët për drejtësinë, e cila është në vend të katërt në preferencat e të rinjve.

Tashmë universitetet publike dhe private, kanë nisur përllogaritjen e pikëve për çdo kandidat, referuar rezultateve të gjimnazit, notave të Maturës Shtetërore dhe kritereve të vendosura nga shkollat e larta për çdo program studimi.

Më 30 gusht, universitetet shpallin listën e fituesve përmes portalit-u Albania, për të nisur më pas procesin e regjistrimit në shkollat e larta, sipas raundeve të ndryshme që mundësojnë lëvizjen e listës.

Ajo që bie në sy, këtë vit, është numri i ulët i kandidatëve për universitet shqiptare, rreth 21 mijë  aplikues nga 31 mijë që është numri i maturantëve të këtij brezi. Ndërkohë që në shifrën e aplikuesve janë përfshirë edhe maturantët nga Kosova, të cilët sivjet hyjnë në garë të barabartë me të rinjtë nga Shqipëria. Ndërkohë burime nga ministria e Arsimit tregojnë për A2 se mbi 10 mijë maturantë nga Shqipëria këtë vit kanë aplikuar për të studiuar në universitete jashtë vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.